Audrey Tang (lindur në 18 prill 1981; e njohur ndryshe si Autrijus) është një programuese nga Taivani, e cila është cilësuar si një prej 10 personave më të mirë në degën e kompjuterikës."[1] Në gusht 2016 ajo u ftua për t'iu bashkuar kabinetit qeveritar si ministre, duke u shndërruar në personin e parë transgjinor që emërohet në një post zyrtar pranë qeverisë.[2]

Biografia

Redakto

Pirndërit e Tang janë Tang Kuang-hua dhe Lee Ya-ching.[3] Tang shfaqi një interes për kompjuterat dhe teknologjinë që prej një moshe shumë të vogël, duke mësuar gjuhën programuese Perl në moshën 12 vjeçare.[4] Dy vite më vonë ajo e braktisi gjimnazin, duke mos arritur të përshtatej me jetën studentore. Rreth vitit 2000 në moshën 19 vjeçare Tang kishte arritur të punonte për kompani të ndryshme, si dhe punoi në Silicon Valley në Kaliforni si sipërmarrëse.

Në fund të 2005 Tang nisi tranzicionin gjinor nga mashkull në femër, duke përfshirë dhe ndryshimin e emrave nga Anglishtja dhe Kinezçe, një kërkesë që vinte pas ndryshimit të pamjes së saj të jashtme. Sa i përket tranzicionit gjinor Tang shprehet: “Jam munduar të shkëputem prej realitetit dhe duke jetuar e fshehur për shumë vite, pasi truri im është i vetëdijshëm që i përkas identitetit si vajzë, por shoqëria pretendon se i përkas gjinisë tjetër”. [5]

Kanali televiziv i lajmeve “Republic of China”, ETToday raporton se Tang gëzon një koeficient inteligjence prej 180. Ajo është ithtare e auto-didaktizmit[6] dhe anarkizmit individualist.

Referime

Redakto
  1. ^ Chen, Chun-ming (2006-02-08). "別叫我「先生」! 電腦怪傑唐宗漢變性 改名唐鳳 (Don't call me "Mister"! Tang Zonghan changes sex, name now Tang Feng)" (në kinezisht). Eastern Television. Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2006. Marrë më 2007-03-22.
  2. ^ "PROFILE: Audrey Tang: 100% made in Taiwan - Taipei Times". www.taipeitimes.com. Marrë më 2016-08-29. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Chung, Jake (28 gusht 2016). "PROFILE: Audrey Tang: 100% made in Taiwan". Taipei Times. Marrë më 28 gusht 2016. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Li, Hsin-ru (2000-06-28). "專題報導 : 尋找台灣自由軟體力量 (Special Report: Searching for the power of Taiwanese free software)". CNet Taiwan). Arkivuar nga origjinali më 31 gusht 2006. Marrë më 2007-03-22. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Audrey, ″鳳″ ″Phoenix″, 1 February 2017
  6. ^ Chen, Bo-nian (2000-06-28). "平淡中見絢爤-李雅卿的教改之路 (Lee Ya-Ching's road toward educational reform)". Epoch Taiwan). Arkivuar nga origjinali më 15 janar 2004. Marrë më 2007-04-16. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)