Avdyl Sulaj
Avdyl Sulaj ka lindur më 1 korrik 1945 në fshatin Begaj të Tropojës. Ka punuar në shumë profesione e detyra të ndryshme, si dhe kryeredaktor i gazetave “Shkëlzeni” e “Rrezja e Shkelzenit”, mësues, bibliotekist e drejtor biblioteke, poet, prozator, studiues e publicist etj. Veprimtarinë botuese e ka nisur në vitin 1979, në publicistikë.
Ka botuar 8 libra, sikundër janë:
1. Evropa e bashkuar, Shqipëria e copëtuar, Publicistikë - Tiranë, 1999.
2. Visare gjuhësore - kulturore nga Malësia e Gjakovës I - Tiranë, 2000.
3. Visare gjuhësore - kulturore nga Malësia e Gjakovës II - Tiranë, 2003.
4. Kristale alpine, Poezi - Tiranë, 2006.
5. Fjalor fjalësh dhe shprehjesh popullore - Tiranë, 2009.
6. Shkrime dhe hulumtime gjuhësore - Tiranë, 2012.
7. Krokodili mallëngjen fqinjët, Fabula - Tiranë, 2013.
8. Larushia e fjalës në gojën e popullit - Tiranë, 2013.