Aventurat e Kapiten Haterasit
libër
Aventurat e Kapiten Haterasit (frëngjisht: Voyages et aventures du capitaine Hatteras) është një roman aventurier i Zhyl Vernit në dy pjesë: Anglezët në Polin e Veriut (frëngjisht: Les Anglais au pôle nord) dhe Shkretëtira e Akullit (frëngjisht: Le Désert de glace).
Romani u botua për herë të parë në vitin 1864. Versioni përfundimtar i vitit 1866 u përfshi në serinë Voyages Extraordinaires ("Udhëtimet e jashtëzakonshme"). Edhe pse ishte libri i parë i serisë, ai u etiketua si numri dy. Tre nga librat e Vernit nga 1863–65 (Pesë javë në një balonë, Udhëtim në Qendrën e Tokës dhe Nga Toka në Hënë) u shtuan në seri në mënyrë retroaktive. Kapiteni Haterasi tregon shumë ngjashmëri me eksploruesin detar anglez Sër Xhon Franklin.