Avni Aliu
Hafiz Avni ( Sabedin) Aliu lindi më prill 1947 në Tërnoc , komuna e Bujanocit.
Biografia
RedaktoHafiz Avniu krahas shkollës fillore në vendljindje kreu dhe hifdhin ( të mësuarit e “Kur’anit” përmendësh), pran allimit të fshatit, Hafiz Riza Hamidi. Pas kryerjes së maturës në Medresenë “ Alaudin” në Prishtinë, ka vazhduar studimet në shkollën e lartë Peagogjike, dega Gjuhë dhe letërsi Shqipe në Gjakovë dhe në Prshtinë.
Veprimtaria botuese
RedaktoAvni Aliu (Hafiz) është autor i një sërë publikimesh me përmbajtje moralizuese – fetare në shumë revista në vend dhe jashtë vendit si në “ Edukata islame”, “ Dituria islame” dhe “Takvim” që botohen në Prishtinë, [pastaj në “ Hëna e re” në Shkup, “Dituria islame“ në Tiranë, “Triumfi islam në Shkodër dhe në “Gllasnik” të Sarajevës".
Është autor i disa veprave si:
Redakto- “ Jasini në gjuhën shqipe”, botues KBI, Gjilan 1994, i ribotuar më 1997 dhe 2001 nga Shoqata “ Drita e jetës” në Gjilan.
- “ dhëzime islame për pëergaditjen e të vdekurit”, Prishtinë 1995,
- “Lutja e natës së kadrit”, KBI Gjilan 1999,
- “ Të njohim islamin “ Illmihal”- njohuri teorike dhe praktike KBI Gjilan 1997.
Nga gjuhët e ndryshme ka përkthyer
Redakto- “Ruhu nga të këqiat” – vështrime islame mbi shprehitë e dëmshme, KBI Gjilan 1990,
- “Imani – Bsimi në Allahun” xh.xh., rë Mustafa Abdulhasan Beni Sadr, KBI Gjilan 1994,
- “ Maksima islame” nga Ebul Eala el Mevludi, prishtinë 1992,
- “ Ripërtëritja e mendimit islam” nga Muhamed Ikbal, pjesërisht e botuar në “Diturinë islame” dhe “ Hëna e re”,
Bashkëautorë
Redakto- “ Të rinjtë dhe narkomania”, “ Drita e jetës”, 1995 Gjilan, dhe të monografisë
- “ Haki Myderrizi” – njëjëtë për Fe e Atdhe .
Jeton dhe vepron në Gjilan.
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |