Avni Zogiani është gazetar hulumtues dhe aktivist kundër korrupsionit në Kosovë. U lind më 5 korrik 1970. Zogiani shërbeu si drejtor ekzekutiv i Organizatës për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet "Çohu" që nga themelimi i saj më 2005 deri më 2013 dhe Qendrës së Kosovës për Gazetari Hulumtuese, një organizatë udhëheqëse në Kosovë për krijimin e një fronti të shoqërisë civile në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit politik.

Zogiani përfundoi studimet për jurist në Universitetin e Prishtinës më 1998. Gjatë viteve 2002-2003 ndoqi një vit zhvillimi profesional në Shkollën e Gazetarisë në Universitetin e Indianës Purdue në Indianapolis, SHBA, ndërsa gjatë viteve 2004-2005 ndoqi studimet Master i Arteve në Institutin Evropian të Sussex të Universitetit të Sussex.

Gjatë viteve 2004-2007 punoi në gazetën Koha Ditore si gazetar i luftës, gazetar hulumtues, reporter i lartë, redaktor dhe kolumnist. Në vitet 2000-2002 punoi për revistën në internet Transitions Online (www.tol.cz), Pragë, ndërsa gjatë viteve 2000-2002 punoi për revistën në internet Stringer for Kosovo në storje hulumtuese, raporte analitike dhe editoriale.

Lidhje të jashtme

Redakto

Çohu