Ayla Erduran (lindur në 22 shtator 1934, Stamboll) është një vioiniste turke. Një studente e Karl Berger, ajo performoi recitalin e saj të parë kur ishte vetëm 10 vjeçe. Më pas ajo vijoi studimet në Konservatorin Ndërkombëtar të Parisit nga 1946 deri në 1951 sipas Benedetti dhe Benvenuti. Pas diplomimi ajo shkoi në SHBA, ku qëndroi deri në 1955, dhe studioi me Ivan Galamian dhe Zino Francescatti.

Ayla Erduran

Prej 1957 deri në 1958 Erduran studioi nën udhëheqjen e David Oistrakh në Konservatorin e Moskës.

Krriera e saj si mësuese violine zgjati midis viteve 1973 dhe 1990 në Zvicër, duke përfshirë klasat e masterit në Konservatorin e Lusianës. Erduran fitoi titullin e artistes së popullit në 1971. Ajo ka fituar medaljen e arit nga fondacioni ankarez për muzikën (SCAMV). Gjithashtu ajo ka fituar vendin e pestë në konkursin për violinistët “Henryk Wieniawski” në 1957, çmimin “Harrier Cohen-Olga Veryney” në 1964 si dhe çmimin e Holandës “Beethoven” në 1970.

Performancat e saj me orkestra të mëdha përfshijnë Simfoninë e Londrës, “Rias Berlin”, Simfonine e orkestrës presidenciale si dhe Filamorninë çeke. Performancat e saj janë transmetuar në radio të ndryshme të botës si në Angli, Gjermani, Bullgari, Rusi, Poloni, dhe Holandë. Kurse në SHBA ajo ka zhvilluar duete me muzikantë të shquar si Yehudi Menuhin, Henryk Szeryng, Navarra String, Igor Oistrakh, Valery Oistrakh, Victor Pikaizen, Guy Fallot, Collins dhe Mieczyslaw Weinberg.[1] [2]

References

Redakto
  1. ^ Gurkan, Yasemin. "A lifetime devoted to the violin:Ayla Erduran". dailynews.com. hurriyetdailynews.com. Arkivuar nga origjinali më 14 shkurt 2017. Marrë më 14 shkurt 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Ayla Erduran". turkishculture.org (në anglisht). turkish culture foundation. Marrë më 14 shkurt 2017.