Azimuti
Azimuti është këndi që formohet ndërmjet veriut dhe një pike ose objekti në hapësirë (terren) ose hartë. Shfrytëzohet për të përcaktuar pozitën e pikave ose objekteve në horizont. Matet në kahjen e lëvizjes së akrepave të orës dhe shprehet në shkallë (0-360). Për përcaktimin e pozitës të objekteve, përpos azimutit, nevojitet edhe përcaktimi i largësisë nga një pikë ose vendqëndrim.
Azimuti magnetik është këndi ndërmjet meridianit magnetik dhe një pike të caktuar në drejtim horizontal.
Ky artikull nga gjeografia është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |