Banka Kombëtare Tregtare

Bankë
(Përcjellë nga BKT)


Banka Kombëtare Tregtare (BKT) është banka më e madhe e dhe më e vjetër tregtare (e nivelit të dytë) në Shqipëri.[nevojitet citimi]

Historiku

Redakto

Dega e parë e Bankës Kombëtare Tregtare u themelua në Durrës më datë 29 nëntor 1925, në godinën historike ku sot ndodhet Dega e BKT në Durrës. Godina në të cilën ndodhet kjo degë e BKT-së përfaqëson aktualisht institucionin financiar shqiptar më të vjetër në vend. Më 1 nëntor 1926 dhe 15 nëntor 1926 u hapën respektivisht degët e Shkodrës dhe të Vlorës.

Banka Kombëtare Tregtare me emërtimin e që ka sot u themelua në janar 1993, nga bashkimi i Bankës Tregtare Shqiptare (BTSH) dhe Bankës Kombëtare të Shqipërisë (BKSH).

BTSH u themelua me 1991 si rezultat i nënndarjes së aktiviteteve të Bankës së Shtetit Shqiptar, aktiviteti kryesor i së cilës ishte menaxhimi i operacioneve të tregtisë së jashtme të subjekteve shtetërore me ish-vendet socialiste.

BKSH u ngrit me 1992 nga një nënndarje e dytë e Bankës së Shtetit Shqiptar me qëllim menaxhimin e aktivitetit tregtar brenda vendit të subjekteve shtetërore. Aktivet dhe pasivet nga aktivitetet e këtyre subjekteve iu transferuan llogarive të BKT-së që prej formimit të saj.

Banka Kombëtare Tregtare u krijua si Shoqëri Aksionere në korrik 1997 me një kapital prej 2.7 miliardë Lekësh.

BKT-ja përfundoi procesin e privatizimit në vitin 2000. Parlamenti shqiptar aprovoi me 6 korrik 2000 kontratën e shitjes ndërmjet Ministrisë së Financave nga njëra anë dhe Konsorciumit të Investitorëve Ndërkombëtare (60% e aksioneve), Korporata Ndërkombëtare Financiare (20%) dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (20%) nga ana tjetër. Kalimi i pronësisë u bë efektiv me 17 tetor 2000.

Shënime dhe referenca

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto