Baçelor (Latin: baccalaureatus; anglisht: bachelor) është një diplomë universitare e nivelit të parë (en: undergraduate degree) e lëshuar nga Kolegji ose Universiteti pas përfundimit të një kursi studimi që zgjat nga tre deri në shtatë vjet (në varësi të institucionit dhe disiplinës akademike).

Termi "Baçelor" e ka origjinën në shekullin e 12-të kur përdorej për të referuar një kalorës, i cili duke qënë i ri ose relativisht i varfër nuk kishte vasalë nën hyqëm.  Diku nga fundi i shekullit të 13-të, ky term filloi të përdorej për anëtarët e ri të një esnafi ose të një universiteti mesjetar.[1]

Bashkimi Evropian

Redakto

Diplomat Baçelor ekzistojnë në pothuajse çdo vend të Evropës. Megjithatë, ky sistem është futur rishtazi në vendet e Evropës Kontinentale, ku sistemi Bachelor ishte i panjohur përpara implementimit të Proçesit së Bolonjës.  Në përfundim të studimeve në Universitet Evropiane, shumica e studentëve përftojnë një nga diplomat e mëposhtme:

  • Baçelor i Shkencave (B. Sc.), përbën 35%-40% të të gjithë të diplomuarve;
  • Baçelor i Arteve (B. A.), përbën 30%-35% të të gjithë të diplomuarve;
  • Baçelor në Ligj (LL.B.), përbën vetëm 1% të të gjithë të diplomuarve, por nevojitet për licensimin e juristave.

Pjesa tjetër e studentëve përfundojnë programe Baçelor në Inxhinieri (B. Eng.), Baçelor në Administrim Biznes (B. B. A.), ose profile të tjera.

Kohëzjatja mesatare e një diplome Baçelor në Evropë është nga tre deri katër vjet, por mund të zgjasin deri në gjashtë vjet, në varësi të profilit të studimit dhe vendit.

Shqipëria

Redakto

Në bazë të Ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”[2], diploma Baçelor lëshohet pas përfundimit të programeve të ciklit të parë në fushën e arsimimit të kryer. Në mënyrë që të diplomohen, studentët duhet të kenë fituar jo më pak se 180 kredite europiane (ECTS) gjatë një periudhe prej tri vitesh akademike. Gjithashtu, studentët në programet e ciklit të parë të studimeve diplomohen me provim të përgjithshëm përfundimtar ose punim diplome. Institucionet e arsimit të lartë përcaktojnë në rregulloren e tyre pragun e notës mesatare, që i jep të drejtë studentit të ciklit të parë të diplomohet, duke përgatitur dhe mbrojtur një punim diplome.

Lidhje të jashtme

Redakto

Burim i të dhënave

Redakto
  1. ^ Baccalaureate from the Online Etymology Dictionary (etymonline.com).
  2. ^ FLETORJA ZYRTARE 164/2015 Arkivuar 10 tetor 2015 tek Wayback Machine QBZ 2015