Bacili i tuberkulozit
Bacili i tuberkulozit është një emërtim për bakterin që shkakton sëmundjen e tuberkulozit. Quhet ndryshe edhe Bacili i Koch-ut (Bacili i Kohut), për nder të mikrobiologut (Robert Koch) që e identifikoi si shkaktar të sëmundjes.
Bakteri ka formë shkopi dhe gjatë vëzhgimit mikroskopik shfaqet në grumbuj me njëfarë organizimi, të quajtura "tufa cigaresh" - duke qenë se skajet e qelizës bakterore janë të drejta.
Struktura
RedaktoMembrana qelizore
RedaktoKa një membranë qelizore me përqindje të lartë acidesh lyrorë, çka i jep bakterit rezistencë ndaj shumë faktorëve. Rezistencë ndaj antibiotikëve që veprojnë mbi peptidoglikanin. Struktura e veçantë e membranës qelizore të bakterit kushtëzon edhe shkëmbimin e lëndëve ushqyese, kështu që bakteri ka një rritje më të ngadaltë, krahasuar me ritmin e rritjes së baktereve të tjera. Kllasifikimi sipas ngjyrimit të Gramit është pak i vështirë, sepse, për shkak të lipideve të shumtë të membranës, ngjyruesit nuk penetrojnë dot në qelizë. Kështu, bakteri quhet acido rezistent.
Të tjera
RedaktoBibliografia
Redakto- Foundations in microbiology / Kathleen Park Talaro, Barry Chess — 8th ed. ISBN 978-0-07-337529-8