Bagëti e Bujqësi
Bagëti e Bujqësija është poemë e shkruar nga shkrimtari shqiptar Naim Frashëri e cila është botuar për herë të parë në Bukuresht më 1886 në të përkohshmen "Drita".[1]
Subjekti
RedaktoE mbajtur si kryevepra e tij, në këtë poemë baritore barinj dhe katundarë shfaqen përsëpari në skenën letrare toske. Ata janë diçka më shumë se elementë zbukurues në përshkrimin peizazhit fshatarak. I përmalluar pas fshatit ku ishte lindur e rritur, Naimi e përshkruan në mënyrë idilike, ku asgjë nuk e cënon euforinë mistike dhe të gjitha konfliktet gjejnë pajtim dhe fashitje.[2]
O malet' e Shqipërisë e ju o lisat' e gjatë! Fushat e gjëra me lule, q'u kam ndër mënt dit' e natë! Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt' e kulluar! Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pyje të gjelbëruar! Do të këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni, O vendëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni. Ti Shqipëri, më jep nderë, më jep emrin shqipëtar, Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr.
Ribotime
RedaktoU ribotua më 2001 nga shtëpia botuese "Dituria" në vëllimin me titullin "Bagëti e bujqësia, Lulet e verës, Vjersha të tjera".[nevojitet citimi].
Referime
Redakto- ^ Elsie, Robert (1997). "Histori e Letërsisë Shqiptare" (PDF). elsie.de. Dukagjini. Marrë më 18 shkurt 2018.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ Pipa, Arshi (2014). "Trilogia Albanica III: Albanian Literature: Social Perspectives" [Trilogjia Albanika III: Letërsia shqipe: Perspektiva shoqërore]. Princi. fq. 97–100. ISBN 978-9928-4090-9-6.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)