Bahri Brisku
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Dr. Bahri Brisku (lindi më 14 mars 1933 në Ulqin, vdiq më 11 dhjetor 2021 në Ulqin) ishte arsimater, gazetar dhe studiues shqiptar nga Ulqini, Mali i Zi.[1]
Brisku kreu shkollën fillore në Ulqin. Në Shkup ka kryer shkollën e mesme dhe fakultetin në Degën e Letërsisë të Popujve Jugosllavë. Në Prishtinë ka kryer studimet pasuniversitare. Po këtu ka mbrojtur tezën e magjistraturës (të kandidatit të shkencave në temën "Lirika popullore në trekënshin" UIqin ‑ shestan ‑ Bregu i Bunës". Tezën e doktoraturës “Deti dhe detarët në letërsinë popullore shqiptare” më të cilën fiton gradën shkencore Dr. i shkencave filologjike, e ka mbrojtur ne Universitetin e Kosovës. Për bindjet e tija politike kombëtare ka qen përherë i ndjekur dhe është dënuar disa herë nga ish pushteti bolshevik, i cili as nuk lejonte që të botoheshin punimet dhe studimet e tia. Ka punuar si pedagog dhe gazetar ne Kosovë e gjetiu. Është mbledhës dhe studiues i folklorit. Nëpër revista dhe publikime të tjera ka botuar afër një qind studime nga lëmit e ndryshme shkencore. Ka botuar poezi dhe proza për fëmijë. Tani ka përgatitur për shtyp : "S’ka liri pa bashkim kombëtar", (Studime dhe intervista) dhe "Deti dhe detarët në historinë dhe në letërsine popullore shqiptare”. Pjesa ma e madhe e studimeve që po i publikon në veprën “Gjurmime Shqiptare” kanë qenë botuar nëpëra revista shkencore.[nevojitet citimi i plotë]
Referime
Redakto- ^ admin (2021-12-13). "Mehmet Bardhi: DR. BAHRI BRISKU ISHTE VEPRIMTAR I HERSHËM I ÇËSHTJES KOMBËTARE". Ulcinj info. Marrë më 2022-08-16.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)