Bahri Tufina (11 janar 1923 – 18 dhjetor 1997) ishte një sahatçi shqiptar i vlerësuar me titullin “Mjeshtër”.

Nënshkrimi i Bahri Tufina

Biografia

Redakto

Bahri Tufina ishte një “Mjeshtër Sahatçi” i  lindur më 11 janar 1923, në Tiranë, Shqipëri. Ai vinte nga një familje orëndreqësish. Babai dhe xhaxhai i tij punonin për kompaninë zvicerane Eberhard dhe menaxhonin disa biznese të ndryshme tregtare në fushën e bizhuterive.[1] Lidhja e familjes së tij me krijimin e orave daton në vitin 1822, kur paraardhësi i tij Ismail Tufina montoi mekanizmin e orës së Kullës së Sahatit të Tiranës.[2] Bahri Tufina mësoi se si të krijonte dhe riparonte lloje të ndryshme orësh nga familja e tij dhe më vonë u bë i njohur për krijimin e orës së parë dhe të vetme të prodhuar në Shqipëri, një orë tavoline me zile e quajtur “Tirana Alarm Clock”.[3]

Në vitin 1940, Bahri Tufina udhëtoi në Itali për të kyrer një operacion në veshka. Aty ai zbuloi dashurinë e tij për fotografinë. Më pas u kthye në Shqipëri ku vazhdoi punën e tij në fushën e krijimit të orave nën emrin Tufina. Megjithatë, në vitin 1948, pas vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri, ai u burgos dhe u torturua padrejtësisht për gati një vit sipas Ligjit të Konfiskimeve të Jashtëzakonshme. Partia komuniste sekuestroi gjithçka që ishte në zotërim të familjes së tij, duke përfshirë pronat e tyre, dyqanet, paratë, mjetet, orët dhe bizhuteritë.[4]

Gjatë viteve 1960, Bahri Tufina dha mësim mbi zanatin e sahtçiut në Fabrikën e Tiranës, e cila edukoi qindra sahatçinj të rinj shqiptarë përmes programeve të studimit 2-3-vjeçare. Këto programe studimi përfshinin një numër të madh vajzash, një risi në një profesion të dominuar nga meshkujt. Bahri dhe Zija Tufina ishin përgjegjës për mirëmbajtjen e Kullës së Sahatit të Tiranës deri në vitin 1973, kur shteti komunist i asaj kohe nuk i lejoi të vazhdonin me këtë aktivitet. Arsyet pas këtij vendimi janë të paqarta, por mendohet se ishte pasojë e paragjykimit që partia komuniste kishte për familjet e pasura.

Pas rënies së komunizmit në vitin 1990, Bahri Tufina mbeti thellësisht i zhgënjyer pasi shteti nuk arriti t’i siguronte familjes së tij kompensim për asnjë nga dyqanet dhe pronat e konfiskuara. Për shkak të këtij trajtimi, nipi i Bahriut, Enis Tufina, pronar i kompanisë “Tufina Watches” e cila përfaqësohet nga markat gjermane "Theorema" dhe "Pionier", vendosi të rindërtonte punën e familjes së tij në tregun e orave pas zhvendosjes së tij në Gjermani.

Referime

Redakto
  1. ^ "Pinjolli i "Tufinës" tregon sekretet e sahatçinjve të Tiranës". American Eye. 2019-11-10. Marrë më 2023-05-06.
  2. ^ "Familja Tufina dhe historia e orës së Sahatit". Opinion.al. 2018-04-27. Marrë më 2023-05-06.
  3. ^ "102-vjet kryeqytet, Admirina Peçi sjell dokumentarin "Tirona e zotnive të papërkulur"! Si u tortuan në diktaturë "etërit" e kryeqytetit! Gazetarja: Disa prej viktimave nuk u dihen varret". Shqiptarja.com. Marrë më 2023-05-14.
  4. ^ "Tufina, nga Kulla e Sahatit në markën ndërkombëtare orësh". Tv Klan (në anglisht). 2018-10-27. Marrë më 2023-05-06.