Bajram Daklani - atdhetar dhe veprimtar I dalluar I lëvizjes për çlirimin nga zgjedha osmane dhe për bashkim kombëtare. Lindi në Gjakovë në një familje me tradita atdhetare. Luftoi kundër politikës shoviniste antishqiptare të turqve të rinj, të cilët më 1909 e dënuan me vdekje në mungesë. Me çetën e tij mori pjesë në kryengritjen antiosmane të vitit 1910; organizoi vrasjen e të dërguarit të sulltanit, Ethem Pashës më 1911, afër fshatit Hereç, Gjakovë. Është bashkautor ikushtrimit të lëshuar nga “Krerët e Kryengritjes së Kosovës” në maj të vitit 1912 drejtuar popullit shqiptar për bashkimin e shoqërive atdhetare në luftë për autonominë administrative të Shqipërisë. Gjatë luftës së parë botërore qëndroi me armë në dorë në mbrojtje të trojeve etnike shqiptare. Me 1919 u lidh me Komitetin “MKK” dhe luftoi kundër politikës shoviniste serbomadhe ndaj tokave shqiptare, derisa u vra në korrik të vitit 1923.[1]

  1. ^ Komiteti "Mbrojtja Kombëtare e Kosovës". Tiranë: Akademia e Shkencave. fq. 175. ISBN 999943-653-0-4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerën e |isbn=: gjatësia (Ndihmë!)
Bajram Daklani
Lindi1873
Gjakovë
Vdiq1923
Rugovë, Gjakovë
KombësiaShqiptar
ShtetësiaKosovar