Bajrush Doda
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Bajrush Doda rapsod i mirënjohur.
Jeta
RedaktoLindi me 1936 në fshatin Maznik të Deçanit dhe më vonë shpërngulet në Pejë në vitet e hershme. Po aty në fshatin Maznik filloi këngën, në itercjone të dalluara nga rapsodët tjerë më një zë shumë të lart po ashtu edh të ëmbël. Bajrush Doda filloi të këndoj me Zenun Gashin dhe më vonë me Hajdar Doden djalin e vëllaut të tij.
Bajrush Doda dallohej kudo me ¨zërin e ti të veçantë dhe ishte një interpretues i shumëllojshëm për nga kënga po ashtu edhe nga zëri shumë ngjyrësh. Bajrush Doda interpretonte këngë nga të gjitha trevat Shqiptare në veçanti nga Drenica, Llapi malsija Dukagjini etj. U varros në Maznik të Deçanit.
Veprimtaria
RedaktoBajrush Doda, i takon plejadës së rapsodëve të parë kosovarë, zëri i të cilëve që herët jehoi në etër, përmes valëve dhe emisioneve muzikore të Radio Prishtinës, qysh nga vitet e gjashtëdhjeta.
Ai, rreshtohet në stafin e parë të gjeneratës së rapsodëve popullor, që përbëhej nga emrat më të shquar të folklorit muzikor burimor, duke filluar nga : Riza Bllaca, Salih e Feriz Krasniqi, Dervish Shaqa, Demush Neziri, Halil Cërvadiku, Tahir Drenica, Hashim Shala, Qamili i Vogël, Marash Krasniqi, Mon Sokoli e të tjerë.
Disa nga këngët e Bajrush Dodës janë :
- BOLL E mirë KABLUSH KUQE,
- HALIT GASHIT,
- HASIM VOLKSHI,
- Kënga E GURBETIT,
- Kënga E MSYN DUSHMANIT,
- MOJ BARDHOK,
- MOJ E mirë në DER Të QELERIT,
- MOJ E mirë në DER Të SATNINT,
- MOJ KOSOV MOJ BUKUROSHE,
- NDRAS Të VEKUT KUSH PO QAN,
- PREJ NI SHPATI TI LESHOVA sytë,
- YMER PRIZRENI.
BAJRUSH DODA PARA SI të këndonte ME HAJDARIN AJI NI kohë këndoj EDHE ME ZENUN GASHIN DHE në VITIN 1989 AJI SHKOJ në Amerikë.
Rapsodi i mirënjohur këndoi anembanë trevave shqiptare, duke kujtuar këngët e tij “Prej një shpati”, “N’drrasë të vekut”, “Moj Kosovë moj bukuroshe”, si dhe së fundi realizimin e duetit me këngëtarin e mirënjohur Shkelzen Jetishi – Xeni. Duet ky i cili u mirëprit jashtëzakonisht mirë nga dashamirët e këngës. Në vitin 1989 Bajrush Doda emigroi në Amerikë, më pas luftës së fundit u kthye në qytetin e Pejës.