Bakau është qyteti kryesor në Qarkun Bakau, Rumani. Që nga regjistrimi i 2011, ai ka një popullsi prej 133 460 banorë duke e bërë atë qytetin e 15-të më të madh në Rumani. Qyteti ndodhet në rajonin historik të Moldavisë, në rrëzë ​​e maleve Karpate, dhe mbi lumin Bistrica (i cili takon lumin Siret rreth 8 kilometra në jug të Bakaut).

Bakau
Bacău
Popullsia
 • Gjithsej (2.011) 144,307
Emri i banorëvebakauan
{{{postal_code_type}}}
600xxx
TargatBC
Faqja zyrtarewww.primariabacau.ro

Etimologjia Redakto

Emri i qytetit, i cili shfaqet në dokumentet sllave të Kishës së Vjetër si Bako, Bakova ose Bakovia, vjen me siguri nga një emër personal. Burrat që mbajnë emrin Bako janë të dokumentuara në Transilvaninë mesjetare dhe në Bullgarinë e shekullit të 15-të, por emri në vetvete është me origjinë turke, me saktë Cumane ose Peçenege. Një teori sugjeron se emri i qytetit ka origjinë sllave, duke vënë në dukje fjalën Proto-sllave Byk, që do të thotë "lopë" ose "dem", meqë rajoni ishte shumë i përshtatshme për rritjen e bagëtisë. Termi, u përshtat në rumanisht si Bac dhe ishte ndoshta ky origjina e emrit Bacau.

Historia Redakto

Ashtu si shumica e qendrave urbane në Moldavi, Bacau u krijua në një va që lejonte kalimin e ujit. Ka dëshmi arkeologjike të vendbanimit të njerzve në qendër të Bakaut (pranë Kurtea Domneaska), që datojnë nga shekujt e VI dhe VII. Këto vendbanime ndodheshin mbi vendbanime më të vjetra të shekujve të IV dhe V. Një numër anijesh të gjetura këtu janë zbukuruar me kryqe, duke nënkuptuar se banorët ishin të krishterë. Peçenegët dhe Kumanët kontrollonin luginën e Bistricës gjatë shekujve X, XI dhe XII. Kolonistët luajtën një rol të rëndësishëm në zhvillimin e qytetit. Gjetjet arkeologjike, disa sipërfaqe apo banesat gjysmë të varrosura nga gjysma e dytë e shekullit XV, sugjerojnë se hungarezët filluan të vendosen në rajon pas 1345-1347, kur territori ishte nën kontrollin e Mbretërisë së Hungarisë. Ata zunë kryesisht brigjet e rrafshta të lumit Bistrica. Zbulimet e një lloji qeramike gri të shekullit XIV, që ka qenë gjithashtu gjetur në pjesën veriore të Evropës, gjithashtu sugjeron praninë e kolonistëve gjermanë nga veriu. Fillimisht qyteti u përqëndrua rreth komunitetit katolik, që u vendosën në afërsi të një tregu të rregullt lokal të frekuentuar nga popullsia e rajonit.

Qyteti është përmendur për herë të parë në vitin 1408, kur Princi Aleksandër i Mirë i Moldavisë (1400-1432) renditi pikat doganore në Principatë për tregëtarët polakë. Doganat në qytet janë përmendur në Kishën e Vjetër sllave si krainee mito, në dokumentin i cili tregonte se ajo ishte ndalimi doganor i fundit para kufirit të Moldavisë me Vllahinë. Një dokument pa datë zbulon se "şoltuz" në Bacau, që ishte kreu i e qytetit i zgjedhur nga banorët e tij, kishte të drejtë të dënonte kundravajtësit me vdekje, të paktën për grabitje, që lë të kuptohet për një privilegj të zgjeruar, të ngjashëm me ato që gëzonin qytetet mbretërore në Mbretërinë e Hungarisë. Kështu, kjo e drejtë mund ti jetë dhënë komunitetit kur territori ishte nën kontrollin e Mbretërisë së Hungarisë. Stema e Bakaut ishte ovale, që është jo e zakonshme në Moldavi ku vulat e qyteteve të tjera ishin të rrumbullakta.

Aleksandri i Mirë ia dhuronte dyllin e mbledhur si pjesë e tatimit të pagueshëm nga qyteti, Manastirit Ortodoks të Bistricës që ndodhej aty pranë. Gruaja e tij e parë që quhej Margaret ka shumë mindësi të ketë themeluar Kishën Françeskane të Virgjëreshës së Shenjtë në Bakau. Por kisha kryesore Katolike në qytet i ishte dedikuar Shën Nikollës. Një letër e shkruar nga Gjoni i Rya, peshkopi katolik i Baias i referohet Bakaut si një civitas, që nënkupton ekzistencën e një peshkopate katolike në qytet në atë kohë. Letra gjithashtu tregon se emigrantët Hussite, që kishin pësuar përndjekje në Bohemi, Moravi, apo Hungari u vendosën në qytet dhe iu dhanë privilegje nga Aleksandri i Mirë.

Manastirit të Bistricës iu dhanë gjithashtu të ardhura nga dogana e Bakaut në 1439. Në vitin 1435, Stefani II i Moldavisë (1433-1435, 1436-1447) i kërkoi gjykatësve të qytetit që të mos pengojnë lëvizjen e tregtarëve të Braşovit, një qendër e rëndësishme e saksonëve të Transilvanisë. Në shekullin XV, ungurenët që janë rumunë nga Transilvania filluan të popullojnë zonën në veri të tregut, ku ata ngritën një kishë ortodokse pas 1500. Në gjysmën e parë të shekullit XV u ndërtua në qytet një residencë e vogël e princëve të Moldavisë. Ajo u rindërtua dhe u zgjerua me Stefani III i Madh i Moldavisë (1457-1504), i cili gjithashtu ngriti një kishë ortodokse brenda saj. Por sundimtarët shpejt filluan ti dhurojnë fshatrat fqinje manastireve apo fisnikëve. Kështu, vendbanimi lokal mbretëror u braktis pas 1500.

Qyteti u pushtua dhe u shkatërruan më shumë se një herë në shekujt XV dhe XVI. Për shembull, në vitin 1467 Mbreti Matthias I i Hungarisë gjatë ekspeditës së tij kundër Stefanit të Madh i vuri zjarrin të gjithë qyteteve, midis tyre edhe Bakaut. Të dhënat doganore të Brashovit tregojnë se pak tregtarë të Bakaut kaluan malet Karpate në Transilvani pas 1500, dhe mallrat e tyre nuk kishin vlerë të lartë gjë që tregon se qyteti ishte në rënie në këtë periudhë.

Peshkopi katolik i Arges selia e të cilit në Vllahi u shkatërrua nga Tatarët u transferua në Bakau në 1597. Që nga fillimi i shekullit XVII peshkopët e Bacau ishin klerikë polake të cilët nuk banonin në qytet, por në Mbretëria e Polonisë. Ata vetëm udhëtonon herë pas here në selitë e tyre për të mbledhur të dhjetat.

Sipas raportit të Kryepeshkopit Marco Bandini mbi vizitën kanonike të vitit 1646, şoltuzi në Bakau zgjidhej një hungarez një vit, dhe një rumun vitin tjetër. Në 1670 Kryepeshkopi Petrus Parceviç, famullitar apostolik i Moldavisë përfundoi një marrëveshje me kreun e Provincës Françeskane të Transilvanisë për kthimin e manastirit Bakau atyre, në mënyrë që të sigurohej mirëqenie shpirtërore komunitetit lokal hungarez, por peshkopi polak protestoi kundër marrëveshjes dhe Selia e Shenjtë gjithashtu refuzoi ta ratifikojë atë.

Për shkak të dyndjeve të shpeshta nga ana e ushtrive të huaja dhe plaçkitjeve nga Tatarët në shekullin e 17, shumica e banorëve të tij katolikë e braktisën Bakaun dhe u strehuan në Transilvani. Por, në vitin 1851 bashkësia katolike në qytet ende fliste, këndonte, dhe lutej në gjuhën hungareze.

Fabrika parë e letrës në Moldavi u ndërtua në Bakau në vitin 1851. Qyteti u shpall Bashki në vitin 1968.

Demografia Redakto

Sipas regjistrimit të vitit 2011 Bakau kishte një popullsi prej 144.307 një shifë në rënie krahasuar me regjistrimin e vitit 2002. përbërja etnike e Bakaut ishte si më poshtë:

  • rumunë 97,93%
  • romë 0,92%
  • hungarezë 0,09%
  • çifutë 0,03%
  • të tjerë 0,34%

Transporti Redakto

Qyteti është rreth 300 kilometra në veri të Bukureshtit. Ai shërbehet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Bakaut që ofron lidhje të drejtpërdrejta me qytetin rumun të Timishoarës dhe me 10 qytete në Evropë, së bashku me lidhje të tjera përmes aeroportit të Timishoarës. Qendra e kontrollit të trafikut ajror të Bakaut është një nga më të ngarkuarat në Evropë, pasi ai trajton tranzit fluturimet nga Lindja e Mesme dhe e Afërt dhe Azisë Jugore në Evropë dhe përtej Atlantikut.

 
Kompleksi muzeal "Julian Antonesku"

Stacioni Hekurudhor i Bakaut (Gara Bacau) është një nga më të ngarkuarit në Rumani. Ai ndodhet pranë linjës kryesore hekurudhore rumune numër 500. Kështu, qyteti është i lidhur me qytetet kryesore rumune. Stacioni hekurudhor është një ndalesë e rëndësishme tranziti për trenat ndërkombëtarë nga Ukraina, Rusia dhe Bullgaria.

Qyteti ndodhet pranë rrugës DN2 (E85), që e lidh atë me kryeqytetin rumun, Bukureshtin (në Jug) dhe qytetet e Suceava dhe Iasi (në Veri). Rruga Europiane E574 është një rrugë e rëndësishme për në Transilvani dhe qytetin e Brashovit. Qyteti ndodhet edhe në kryqëzimin e disa rrugëve kombëtare të një rëndësie dytësore.