Balık ekmek
Balık ekmek (IPA: Ba'lɯk ek'mek) është një ushqim i rrugës në kuzhinën turke. Është një lloj saunduiçi që shërbehet me bukë turke, peshk dhe perime të ndryshme. Zakonisht shitet direkt nga varka në sheshin Eminönü.
Emri i tij është një kombinim i fjalëve turke balık (peshk) dhe ekmek (bukë) përbërësit kryesorë të saunduiçit.