Bala ( Chris Bala) është një këngëtar Shqiptar.

Sinopsi Redakto

Bala u lind në Shqipëri, në Korçë. Fillimisht pasioni për muzikën ka nisur në moshën 6 vjecare ku ka marrë pjesë dy herë në festivalin e fëmijëve në Korçë. Prejardhja e emrit artistik Bala është që në fëmijëri ku shoqëria e thërriste gjithmonë Bala për shkak të mbiemrit.

Fëmijëria dhe studimet Redakto

Fëmijërinë e kaloi në qytetin e tij të lindjes ku ka jetuar deri në moshën 9 vjeçare në Korçë. Momentalisht jeton në Florida në USA. Bala ka mbaruar vetëm Gjimnazin gjithashtu ka qënë pjesë e një ekipi basketbolli prej 9 vitesh. Pasioni tjetër përveç muzikës është edhe dizanji. Dalja e parë publike ka qënë në vitin 2016-tën në Festën e Birrës në Korçë.

Karriera në muzikë Redakto

Në moshën 6 vjeçare ka qënë pjesë e festivalit të fëmijëve në Korçë. Në vitin 2016 ka qënë dalja e parë publike në Festën e Birrës në Korçë. Videoklipi i tij i parë ka qënë “Veç na dy” që momentalisht nuk gjendet në YouTube. 2 Korrik 2017 ka publikuar videoklipin “Hajde” Në 7 Janar të 2018-tës ka publikuar këngën “I’m coming back home” të shoqëruar gjithashtu me videoklip. Ndërsa në 19 Maj 2018 Bala ka lançuar projektin më të suksesshëm “Bebe”.


Diskografia Redakto

Lista e këngëve ( singles)

1.Bala - Veç na dy 2017

2.Bala - Hajde 02.07.2017

3.Bala - I’m coming back home 07.01.2018

4.Bala - Bebe 19.05.2018

Aneks Redakto

Rryma e preferuar është hip-hop dhe dancehall. Bala gjithashtu është tekstshkrues ka rreth 300 tekste të shkruajtura. Eshtë inspiruar nga këngëtaret botërore si Lil Wayne, Drake, Eminem, 50 Cent dhe Jay Z. Kënga e preferuar është Bebe dhe momentalisht ka një projekt muzikorë që pritet të lançohet së shpejti në bashkëpunim me Hug.


Referime Redakto

1. Zone e lire - ‘Po ti kush je?’ Kris Bala vjen me ‘vec na dy’! (23 qershor 2017)

2. https://web.archive.org/web/20180801150655/http://www.arbresh.info/showbiz/bebe-kenga-me-e-re-nga-reperi-bala/

3. https://web.archive.org/web/20180812144700/http://robiz.al/njihuni-bala-djalin-e-talentuar-qe-shume-shpejt-te-pushtoje-skenat/

4. http://revistatick.com/2018/05/24/hiti-veres-eshte-publikuar-zeri-melodioz-i-bala-s-do-i-veri-flaken-veres/[lidhje e vdekur]

Lidhje te jashtme

Lidhje të jashtme Redakto

Facebook: https://www.facebook.com/official.bala/

Instagram: https://www.instagram.com/official__bala/

Snapchat: chrisbalaa

Youtube: https://www.youtube.com/channel/UCoQXcrWcNJ_6prWkbWRPE9A