Balsamuesit e luleve
Balsamuesit e luleve është vepër letrare me novela dhe tregime shkruar nga autori shqiptar Veli Karahoda.
Autor | Veli Karahoda |
---|---|
Artist i kopertinës | Kühn |
Zhanri | Tregime/Novela |
Botoi | Rilindja |
Faqe | 232 |
Përmbajtja
Redakto"Kohëve të fundit, te disa nga prozatorët tanë më të mirë vjen duke u bërë gjithnjë e më e theksuar fryma eseistike e dokumentare e veprave të tyre, që është një dëshmi e pamohueshme e emancipimit të tyre. Në këtë kuadër do parë edhe librin më të ri të Veli Karahodës Balsamuesit e luleve, shtatë tregimet e të cilit dallohen me një qasje intelektuale realitetit jetësor, sa edhe me një brumë që merret nga një mjedis adekuat shoqëror. Heronjtë e këtyre tregimeve çojnë jetën në një mjedis të zymtë, në një atmosferë të terrorit të vazhdueshëm politik, ku ndihet dora e fuqishme e Partisë, që është e pamëshirshme ndaj të gjithë atyre që marrin guximin t’i thyejnë dogmat e saj jo vetëm politike, por edhe estetike... Libri shquhet për rrëfim dinamik, gjuhë të pasur e stil konciz..." (A. Demolli, Fjala, 1995)