Banda e Altin Dardhës ishte një grup kriminal që u bë e njohur në qytetin e Beratit gjatë vitit 1997, kur në Berat sundonte anarkia. Anëtarët e bandës akuzohen për krijim të grupit kriminal, mbajtje të mjeteve luftarake, vrasje, pengmarrje dhe gjobëvënie.

Banda e Altin Dardhës
Background information
OrigjinaShqipëria Berat, Shqipëri
Vitet aktik1996-1999
Anëtarët e kaluarAltin Dardha-i vrarë
Ilir Cuman Ponoçi
Kastriot Jaupaj
Gezim Kasemi
Agron Bilali
Dritan Zhuka (Shuaipi) -i vrarë

Krimet

Redakto

Kjo bandë kreu krime nga më të tmerrshmet. Altin Dardha ne vitin 1997, ishte nje prej personazheve me te frikshem te krimit në Berat. A. Dardha u vendos në qender te konfliktit qe shkaktoi me shume se 300 te vrare ne Berat gjate vitit 1997 jo vetem si pjese e krimit, por edhe sepse ai per shkak se ne vitin 1993 mori pjese ne vrasjen e vellait te Burhan Tomorit, banor i lagjes "Vakef" dhe ne 6 korrik 1997 organizoi vrasjen brutale dhe masakrimin deri ne ndarjen ne copa copa te vellait te madh Shefqet Tomori, ngjarje e cila degjeneroi ne shpalljen e luftes mes Altin Dardhes dhe Burhan Tomorit.Gjate vitit 1997 konflikti mes te dyve ndau Beratin ne dy pjese, sidomos pasi djemt e lagjes "Vakef" te te nofkuar tashme si banda e Burhan Tomorit qelluan dhe vrane Shkelqim Dardhen, te atin e Altinit, qe punonte si kambist ne vendin e quajtur "Axhensia" prane lokalit te Beshir Tomorit , djalit te xhaxhait te Burhan Tomorit i cili ishte shok i vjeter me Shkelqimin dhe qe te dy nuk kishin lidhje me asnje nga ngjarjet e zhvilluara mes Burhanit dhe Altinit. Altin Dardha dhe banda e tij akuzohen te kene kryer shumicen e vrasjeve te vitit 1997 ne Berat dhe rrethinat e tij. Vetë Altini, sipas nje shifre te deklaruar nga ai vete, besohet se ka vrare rreth 60 njerez.

Referime

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto