Banda e Gaxhait ishte një grup kriminal që veproi në qytetin e Vlorës gjatë viteve 1997-2000.Kulmin e aktivitetit e pati gjatë vitit 1997 ku në Vlorë sundonte anarkia. Anëtarët e bandës akuzohen për krijim të grupit kriminal, mbajtje të mjeteve luftarake, vrasje, pengmarrje dhe gjobëvënie.

Banda e Gaxhait
Informata themelore
PrejardhjaShqipëria Fshati Cerkovinë, Vlorë, Shqipëri
Vitet aktive1997-2000
Anëtarët e kaluarGazmend Braka(Gaxhai)
Armando Sulejmani (Çipuri)
Sokol Sinomati (Buzderri)
Edmond Leskaj (Mond fshatari)
Gazmend Nebiu
Lodian Zykaj
Viktor Nuredinaj
Alfred Nebiu (Kakami)-i vrarë
Kreshnik Abili-i vrarë
Krenar Grabova-i vrarë
Ilir Kokosi-i vrarë
Elton Tato-i vrarë
Bernard Duçka (Kuqo)-i vrarë

Mbreti eshte S.Kovaci

Krijimi

Redakto

Grupi i drejtuar nga Gazmir Braka, njihej në Cerkovinë si banda e Gaxhait dhe jetonin së bashku në mënyrë të organizuar në fshatin Cerkovinë. U krijua në mars 1997, por ende nuk ishte kristalizuar si një grup kriminal. Gazmend Brakaj së bashku me një grup shokësh, nga qyteti i Vlorës, por dhe nga qytete të tjera, ndër ta dhe mjaft persona tashmë të vrarë, krijuan bandën që më pas do të njihej si banda e Gaxhait. Në funksion të organizimit të kësaj bande të armatosur, shërbejnë dhe faktet që duke pasur si qendër fshatin Cerkovinë, anëtarët e bandës nuk kryenin asnjëherë veprimtari kriminale në atë fshat. Nga deklarimet e banorëve të fshatit, rezulton se Gaxhai së bashku me të pandehurit e tjerë, për të krijuar idenë e një grupi të organizuar që mbronte zonën herë pas here, ndihmonte me para njerëzit e fshatit. Gjithashtu, provohet se mjaft shtetas që kishin konflikte me persona të ndryshëm në Vlorë shkonin tek Gaxhai në Cerkovinë për t’ua zgjidhur problemet e tyre.

Episodet kriminale

Redakto

Vrasja e Ilir Marës

Redakto

Në datën 17.03.1997 është vrarë shtetasi Ilir Mara dhe sipas të atit të tij, dëshmitarit Fejzo Mara, këtë vrasje e ka bërë Alfred Nebiu dhe Gazmend Nebiu. Atë ditë, në datë 17.03.1997, viktima ka dalë nga shtëpia në darkë, pasi e ka kërkuar Alfred Nebiu (Kakami) dhe nuk është kthyer më. Ai u gjend i vrarë pranë një bunkeri në Babicë, Vlorë. Nga hetimet ka rezultuar se i pandehuri Gazmend Nebiu, së bashku me Alfred Nebiun (Kakami), vrasjen e kanë kryer pasi Ilir Mara ka qenë së bashku me një kushëririn e tyre, Ylli Nebiu, në vitin 1993, gjatë një konflikti që kishin me Viron Rrapajn, ku mbeti i vrarë Ylli dhe u plagos një shtetas tjetër me emrin Abedin Hasani. Nga sa ka rezultuar, Gazmend Nebiu këtë vrasje e ka kryer jo në kuadrin e bandës së Gaxhait, por për një konflikt familjar.

Vrasja e Bashkim Dules

Redakto

Bashkim Dule është vrarë më datë 20.03.1997. Nga hetimi gjyqësor i këtij episodi rezultoi të provohet se në datë 20.03.1997, ditë kur dhe ka ndodhur vrasja, Gazmend Brakaj ka qenë së bashku me Edmond Leskajn, Bernard Duçkën, (Kuqo, i vrarë) e disa persona të tjerë të armatosur, ndër ta dhe Myrteza Caushi (Zani). Këtë vrasje, Gazmend Braka dhe Edmond Leskaj, e kanë kryer në bashkëpunim me personat e tjerë të sipërpërmendur. Fakti që ndër personat e tjerë të pranishëm kanë qenë dhe anëtarë të bandës rivale të Zanit, kur Gaxhai ka rrëmbyer së bashku me Kuqon viktimën Bashkim Dule, për ta vrarë më pas, tregon se në kohën e kryerjes së kësaj vrasjeje nuk ka qenë krijuar banda e armatosur e Gaxhait. Më konkretisht, lidhur me këtë vrasje, për të cilën janë akuzuar Gazmir Brakaj dhe Edmond Leskaj (Mond fshatari), rezulton të provohet se në datën 20 mars 1997, dy të pandehurit së bashku me Kuqon dhe Zanin, pasi kanë kontaktuar me Alfred Mustafën dhe Ergys Cepën, kanë gjetur banesën e viktimës Bashkim Dule dhe kanë shkuar atje. Pasi nuk e kanë gjetur në shtëpi, kanë shkuar tek banesa e Pajtim Dules (xhaxhai i viktimës), ku e kanë gjetur Bashkimin dhe e kanë marrë. Një ditë më pas, Bashkim Dule është gjetur i vrarë në afërsi të Parkut Komunal Vlorë. Këto u provuan në gjykim edhe nga dëshmitë e shtetasve Alfred Mustafa, Ergys Cepa, si dhe nga deklarimet e të afërmve të viktimës Bashkim Dule. “Ishin dhjetë veta, Gazmendi (Gaxhai), Kuqoja, Mond fshatari, Ergys Cepa, Myrteza Caushi, Lefteri, Astrit Çelomemaj, Armando Cipuri, të cilët pasi më rrëmbyen djalin, Bashkimin, i cili kishte 15 ditë që kishte dalë nga burgu, ku ka qenë i dënuar për një femër, largohen në drejtim të fushës së druve. Unë shkova në polici për të kërkuar ndihmë dhe ish-drejtori i policisë, Milto Kordha, na jep 10 policë pa armë. Kur shkuam afër fushës së druve, zbritëm dhe u afruam, aty e gjetëm djalin të vdekur, të vrarë...”, - ka deklaruar para gjykatës babai i viktimës, Skënder Dule.

Vrasja e Sadik Kurtit

Redakto

Në datën 24.04.1997 është vrarë shtetasi Sadik Kurti. Nga provat e grumbulluara nga organi i akuzës rezulton e provuar se në datën 24.04.1997, rreth orës 21:40, disa persona të armatosur kanë shkuar në banesën e viktimës ku kanë kërkuar të takohen me Mond fshatarin (Edmond Leskaj). Pasi nuk e kanë gjetur në banesë, ata kanë marrë me forcë viktimën Sadiku dhe vajzën e tij, Marsela Kurti, e cila ka qenë më parë e martuar me të pandehurin Edmond Leskaj. Pasi kanë shkuar në afërsi të pallatit ku banonte Edmondi, personat e armatosur e kanë lënë të lirë Marselën, dhe ajo rrugës duke shkuar për në banesën e saj, ka dëgjuar të shtëna armësh. Më pas, Marsela së bashku me Drita Leskajn kanë dalë për të kërkuar Sadikun, të cilin e kanë gjetur të vrarë me dy plagë arme zjarri, tek cepi i pallatit pranë banesës së tij. Marsela Leskaj (Kurti), e bija e viktimës, e cila ka qenë së bashku me të atin kur e morën nga banesa për ta vrarë, shpjegoi se nga personat e armatosur ka mundur të njohë Gaxhain, pasi e kishte parë në një lokal në Radhimë, kur ishte së bashku me Mondin dhe ia kishte prezantuar i pandehuri Edmond.

Vrasja e Avdyl Bajramit

Redakto

Në fillim, në spitalin civil të Vlorës është marrë peng vëllai tjetër i Avdyl Bajramit, Mithati, i cili është mbajtur peng deri në orën 01:00 të datës 10.05.1997. Më pas është lënë i lirë ai dhe është marrë peng Bejo Bajrami. Avdyl Bajrami, pasi ka mësuar për marrjen peng të vëllait, ka shkuar tek rrethi i “Skelës”, Vlorë për të liruar vëllanë e tij, por rezulton se Gaxhai me bashkëpunëtorët e tij morën peng Avdylin më datë 10.05.1997 dhe pasi e çuan tek vendi i quajtur “Kaminat e gëlqeres” në fshatin Kaninë, rreth 2 km larg qytetit të Vlorës, e vranë Avdyl Bajramin dhe e dogjën, pasi i kishin lidhur duar e këmbë me tela. Vrasja ka ndodhur pasi Pëllumbi kishte qenë anëtar i bandës së Zanit dhe Gaxhai dyshonte se dhe ai kishte marrë pjesë në vrasjen dhe djegien e Kuqos. Sipas deklarimeve të Mithatit, kur kishte shkuar tek rrethi i “Skelës”, i kishte parë personat që kishin marrë vëllain e tij, Bejon dhe u ishte afruar me makinë pranë klubit të Artur Shehut. Sa kishte shkuar atje, ata e kishin rrethuar Avdulin dhe pa i thënë asnjë fjalë e kishin goditur. Në atë kohë, Bejon e kishin lëshuar dhe këtë e kishin mbajtur, duke i thënë që neve ty të duam. “Vëllai im, Avduli, kishte qenë me një shok të tij që quhej Ardian Gjini, të cilin e kishin vrarë po atë ditë tek shtatë pallatet, kurse Avdulin e kishin vrarë në darkën e asaj dite dhe pastaj e kishin djegur... Di vetëm që ka qenë banda e Gaxhait”, - dëshmoi Mithat Bajrami.

Sulmi ndaj komisariatit të Vlorës

Redakto

Sipas akuzës, në datën 11.05.1997, të pandehurit të organizuar kanë shkuar në Komisariatin e Policisë Vlorë për të marrë një mjet të blinduar dhe para se të largoheshin kanë vrarë oficerin e policisë, shtetasin Viron Rrapaj. Lidhur me këtë ngjarje, gjatë këtij hetimi gjyqësor, prokurori arriti të provojë se nga ana e policisë kishte të dhëna se bandat që vepronin në qytet do të sulmonin komisariatin e policisë, për të marrë prej aty mjetet e blinduara. Në fillim, rreth orës 11:00 të datës 11.05.1997, në komisariat kanë shkuar tre-katër persona të armatosur dhe kanë hyrë në fillim tek oficeri i rojës. Aty njëri prej tyre është prezantuar si Gaxhai dhe ka kërkuar që të merrte kontakt me drejtuesit e policisë dhe ka kërkuar të merrte blindat për t’u mbrojtur nga Zani. Pas disa minutash, para komisariatit të policisë erdhën mjaft makina dhe prej tyre zbritën rreth 30-40 persona të armatosur, të cilët u futën në oborrin e komisariatit. Siç rezultoi dhe nga dëshmitë e dhëna para gjykatës, nga ana e punonjësve të policisë, të cilët ishin prezentë në ato momente, pjesëtarët e organizatës kriminale kontaktuan me oficerin e policisë, Haxhi Demirin, i cili u shpjegoi se nuk mund t’i merrnin mjetet e policisë. Pasi u sqaruan, personat e armatosur u tërhoqën prej komisariatit. Duke dalë nga oborri i komisariatit, Alfred Nebiu (Kakami) ka parë policin Viron Rrapaj në derën e brendshme të komisariatit dhe ka qëlluar në drejtim të tij, duke e vrarë. Përveç Alfredit, deklaruesi Ilirjan Beqiri, por dhe persona të tjerë që kanë qenë aty të pranishëm, kanë mundur të njohin nga anëtarët e bandës, të pandehurin Gazmir Braka (Gaxhain), Sokol Sinomatin dhe Armando Sulejmanin, i cili kur u zhvillua ngjarja ka pasur një debat me policin Andrea Kanani (vdekur) për t’i marrë antiplumbin. “Unë kam dëgjuar që këtë vrasje e ka kryer banda e “Kakamit” dhe personat që kanë kryer vrasjen ishin Alfred Nebiu “Kakami”, Gazmend Braka “Gaxhai” dhe Ilir Kokosi. Di që ditën e vrasjes, burri im, Vironi, kishte shërbimin dhe po atë ditë kishin shkuar në komisariat për të marrë autoblinda dhe pasi kishin marrë përgjigje negative, ata (banda) kanë qëlluar Vironin, i cili ka qenë pak metra para tyre dhe po shkonte të hynte në komisariat”, - ka dëshmuar gruaja e policit të vrarë, Teuta Rabaj.

Vrasja e Dhimitraq Mishkës

Redakto

Në datën 13.06.1997, në fshatin Armen, Vlorë, shtetasi Robert Boraku i ka dalë përpara automjetit ku po udhëtonin shtetasit Ligor Koreta, Dhame Koreta, Dhimitraq Mishka, Panajot Qirjo dhe Tako Mishka, të cilët janë plagosur. Ai ka hapur zjarr, duke tentuar të vriste këta persona. Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i plagosur dhe vetë Robert Boraku. Lidhur me këtë konflikt, pas disa ditësh, në datë 19.06.1997, shtetasit Robert e Niko Boraku, të dy të vrarë, së bashku me të pandehurin Gazmend Brakaj kanë vrarë dhe më pas djegur shtetasin Dhimitraq Mishka, kufoma e të cilit u gjend në vendin e quajtur Shamogjin. Gjatë hetimit gjyqësor, u arrit të provohej se po atë ditë banda e Gaxhait ka shkuar dhe e ka marrë viktimën në fshatin Mekat, tek klubi i vëllait të tij, Andrea Mishka. Më pas e kanë çuar në Cerkovinë në qendër të fshatit, ku dhe e kanë torturuar, më pas e kanë ekzekutuar në bazën eksperimentale në Shamogjin dhe më pas e kanë djegur kufomën.

Vrasja e Zini Harunit

Redakto

Në datën 19.06.1997 në vendin e quajtur Shamogjin pranë një karburanti, anëtarët e bandës kanë rrëmbyer dy shtetasit Zini Haruni dhe Ardian Tase, të cilët ishin duke udhëtuar nga Fieri për në Vlorë. Ata i kanë marrë të dy me një furgon të bardhë dhe pasi kanë lëshuar Ardianin, kanë marrë Ziniun dhe e kanë çuar në Cerkovinë dhe më pastaj e kanë vrarë, konkretisht në datën 20.06.1997 tek punishtja e mermerit pranë këtij fshati.Me date 20. 6.2010 djali i ziniut dejni zini haruni ka deklaruar publikisht hakmarrjen ndaj Personave te bandes"gaxhait".

Vrasja e Robert Myftarit

Redakto

Në datën 08.08.1997, në vendin e quajtur “Skelë”, pranë lokalit “Miami” Vlorë, i pandehuri Sokol Sinomati ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Robert Myftari, i cili ishte duke udhëtuar me makinë me gruan e tij, Amarilda Halili. lRreth orës 20:30, makinën me të cilën po udhëtonin viktima dhe bashkëshortja e tij, e ndaluan disa persona. Pasi e ndaluan, Amarilda dëgjoi që njëri prej personave të armatosur po thoshte që qenka Berti i Shaveres, ata të Çoles, lagje në Vlorë, ku kishte qendrën banda e Zanit. Në spital burri para se të vdiste i kishte thënë se “personi që qëlloi ishte Sokol Buzderri i bandës së Gaxhait”.

Bindjet politike dhe grupet rivale

Redakto

Banda e Gaxhait njihej si mbështetëse e Partisë Demokratike. Banda rivale me grupin e Gaxhait ishte Banda e Çoles. Përplasja midis tyre nisi më 9 maj 1997, kur u vra Bernard Duçka, i njohur si Kuqo, anëtar i bandës së Gaxhait. Gaxhai në kundërpërgjigje tentoi të mirrte autoblindat e policisë për të luftuar me Zanin, po nuk ia arriti. Me përfundimin e trazirave dhe arrestimin e pjesëtarëve të dy bandave, lufta midis tyre mbaroi.

Referime

Redakto