Banda e Kateshit ishte një grup kriminal që veproi në qytetin e Elbasanit gjatë trazirave të vitit 1997.

Banda e Kateshit
OrigjinaShqipëria Elbasan, Shqipëri
Vitet aktiv1997
Anëtarët e kaluarDritan Kateshi(Tani)
Taulant Balliu
Ndriçim Sadushi
Spartak Çaushi
Albert Topi
Ilir Kofsha
Gjergji Dede
Çajup Kasa-i vetëvrarë
30 anëtarë gjithsej
11 të vrarë
10 të dënuar
4 në kërkim

Fillimet e bandës

Redakto

Banda mori emrin e kryetarit të saj, Dritan Kateshit. Banda e filloi aktivitetin e vet në maj të 1997. Banda e Kateshit aktivitetin e saj kryesor e ka nisur me grabitje në akset rrugore, vendosje gjobash, vjedhje me dhunë të makinave etj. Të trimëruar me armët në krah dhe numrin e madh të pjesëtarëve të grupit shumë shpejt do të nisnin edhe me krimin e vrasjes.

Aktiviteti kriminal

Redakto

Në maj '97, në brendësi të lagjes "Partizani" do të ekzekutohej P.S., banor i kësaj lagjeje. Krimi do të kryhej për arsye banale, për shkak të vendosjes së pengesave nga viktima për të mos u futur të tjerë në bllokun e tij. Fill pas këtij ekzekutimi do të fillonte kalvari i vrasjeve të tjera. Konflikti i ndezur me vrasjen e P.S. do të linte gjurmë tek banorët, në veçanti te grupet e armatosura, që mbanin veten dhe familjen, që kuptonin se ndoshta veprimet e kësaj bande mund të godisnin pabesisht. Nga ana tjetër, grupi i Kateshit me pushtetin e të fortit, më 21.06.1997 do të lëshonte një breshëri të zgjatur automatiku duke lënë të vdekur E. Derajn dhe G. Myftarin. Dy viktimat ishin lidhje shoqërore të P.Sericës, dhe shkuan për të ngushëlluar pjesëtarët e familjes, por do të tmerroheshin kur e panë veten para grykave të armëve të drejtuara kundër tyre. Qëllimi i këtij grupi kriminal ishte të siguronte të ardhura nëpërmjet vrasjeve rivale, vjedhjeve me dhunë, vendosjes së gjobave, ku nëpërmjet kërcënimeve i detyronin të paguanin gjobën e vendosur. Shumica e viktimave të Kateshit ishin rivalë të detyruar për mbrojtje, disa prej tyre tërësisht të pafajshëm, kalimtarë të rastit, që edhe për karshillëk kriminal goditeshin pa shkak. Edhe për persona të tjerë që dyshonin për një rrezik të mundshëm veprohej pa hezitim. Kishte dhe pjesëtarë të bandës, që për makutëri do të tentonin vjedhje apo grabitje banesash. Në muajin korrik '97 merret peng N. M., i cili torturohet mizorisht dhe kërkohen me këmbëngulje 100 milionë për lirimin e tij, në të kundërt do të ekzekutohej. Pas torturimit disaditor pjesëtarët e familjes do të kërkonin borxhe tek të afërmit, megjithëse nuk u arrit dot shuma e kërkuar. Banditët të egërsuar për shumën e munguar do të vazhdonin torturat, por detyrohen të pranojnë pazarin e ofruar për lirimin e pengut: 3,5 milionë dhrahmi. Pas disa ditësh kriminelët do të rrëmbenin nipin e një tregtari të qytetit dhe pas një pazari të shpejtë do të merrnin 20 mijë $ dhe me makinën e tyre do ta kthenin në shtëpi. Më 29.07.97 do merreshin peng A. B. dhe F. S., të cilët pasi janë torturuar, u ekzekutuan në buzë të lumit Shkumbin, duke i qëlluar me 40 predha automatiku. Pas ekzekutimit i kanë varrosur duke i mbuluar me gurë zalli. Ritualin e peng-marrjeve do ta vazhdonin me G. G. me lidhje refugjatësh jashtë shtetit dhe pasi morën gjobën e vendosur prej 5 milionësh do ta linin të lirë. Duke studiuar njerëzit që kishin para, vendosën të ktheheshin tek një tregtar elbasanas që nuk i kishte paguar, me gjithë kërcënimet e dërguara në emër të Gjeneralit. I tërbuar nga refuzimi, që për të përbënte një fyerje përpara pjesëtarëve të bandës, më 14.08.97, në orën 17.00 banda e ndarë në disa grupe do të afrohej tek vila e Bellajve duke qëlluar me të gjitha armët që dispononin. Nga ana tjetër, burrat e familjes të armatosur më së miri do t'i përgjigjeshin nga të gjitha anët e shtëpisë. Beteja e tmerrshme për këtë qytet historikisht të qetë do të vazhdonte gjithë natën deri në të gdhirë. Beteja, veçanërisht për gratë dhe fëmijët e kësaj familjeje do të ishte torturuese, teksa numri i pjesëtarëve të bandës prej 15 vetë, përveç armëve të lehta do të përdorte edhe kundërtankun. Zbardhja e ditës do të nxirrte në shesh pasojat: 5 të vrarë dhe 4 të plagosur, ndër ta edhe Tan Kateshi. Në këto kushte, tërhiqen nga luftimet për t'i dhënë ndihmën e nevojshme Kryetarit të tyre.

Zonat e influencës

Redakto

Banda kryesisht dominonte pjesën lindore të qytetit, që përfshinte pjesën e Unazës, lagjen Shënkoll, deri në fshatin Bradashesh. Njëkohësisht arriti të kishte në zotërim edhe Rrugën e Namazgjasë, ndërsa si bazë kryesore ishte lagjja 11 nentori në banesën e një pjesëtari të bandës që i besonte.

Struktura e bandës

Redakto

Kateshi arriti të organizohet shpejt dhe të vendoste rregulla të qarta për të gjithë pjesëtarët, shërbim të vazhdueshëm ditën dhe natën, ndërsa armatimin që dispononin bashkë me njerëzit i vendosi në pika dominuese të qytetit për të kontrolluar çdo lëvizje të bandave rivale, dhe forcave të rendit. Në tarracat e disa pallateve do të shiheshin dukshëm edhe kundërajrorët, ndërkohë që poshtë tyre rrinin në gatishmëri autovetura, furgonë dhe motoçikleta. Në kuadrin e rregullimit strukturor Kapoja kishte përcaktuar edhe katër ekzekutorë që do të kryenin detyra të rëndësishme ndaj kundërshtarëve që rrezikonin aktivitetin e bandës, ku më i rrezikshmi paraqitej njëri prej tyre, që kishte marrë pseudonimin Cikja. Drejtimi i bandës bëhej nga gjashtë personat më të besuar, ndërsa "i pari" mbetej Tan Kateshi, që urdhëronte për veprimet finale të bandës.

Fundi i bandës

Redakto

Për të shpëtuar veten, Kateshi i plagosur rëndë u detyrua të fshihej, fillimisht në Korçë, më pas në Itali dhe kohët e fundit të lirisë i përjetoi në Tiranë, duke qëndruar i maskuar në një banesë të siguruar me qira. Të mbetur pa kryetar, celulat e mbetura do të merrnin arratinë, ku nga 30 vetë në fillim të aktivitetit, 11 do të vriteshin, të tjerët do të shpërndaheshin duke marrë rrugët e mërgimit. Nga muaji gusht deri më 30. 10. '97 forcat e policisë kishin arritur të arrestonin 3 pjesëtarë kryesorë të bandës, ndërkohë që kërkoheshin informacione për të tjerët, veçanërisht për Tan Kateshin. Do të kalonin gati 2 vjet që policia të siguronte një informacion të besuar se Kateshi me Taulant Balliun, Çajup Kasën dhe Gjergj Dedën qarkullonin në qytetin e Elbasanit. Informatori mundi të mësojë se këta kriminelë ishin duke pirë kafe në lokalin e C. A.-së në qendër të qytetit. Forcat e policisë me shpejtësi arrijnë të rrethojnë lokalin, por të detyruar nga prania e njerëzve të tjerë qëndruan në pritje të zhvillimit të situatës. Banditët duke shfrytëzuar praninë e personave të tjerë, largohen nga dera e pasme e klubit nëpërmjet rrugës së kalasë. Forcat e policisë vazhduan ndjekjen dhe arritën të kapin njërin prej tyre, Çajup Kasën, i cili i detyruar nga dara e rrethimit pranoi të dorëzohej duke u lutur të mos e vrisnin. Pas disa ditëve ky person do të gjendej i vetëvarur në birucën e burgut 313 në Tiranë, por edhe sot e kësaj dite nuk janë mësuar shkaqet dhe motivet e kësaj vetvrasjeje. Ndërkohë vazhdonin përpjekjet për gjetjen e Kateshit, informacioni arriti të saktësonte banesën në Tiranë, ku pas një ndërhyrjeje profesionale, pa bërë rezistencë arrihet kapja e tij. Me arrestimin e Tan Kateshit mbyllet përfundimisht odiseja e njërës prej bandave të qytetit të Elbasanit. Mbas 13 ditësh, informacioni do të orientonte policinë për vendndodhjen e Taulant Balliut, Ilir Kofshës dhe Gjergji Dedes, të cilët, në shoqërinë e dy femrave të huaja, përgatiteshin për të kaluar ilegalisht në Itali. Pjesëtarët e kësaj bande janë dënuar, ndërsa 4 të tjerë vazhdojnë të jenë në kërkim për krimet e kryera në këtë qytet. Duke bërë bilancin përfundimtar, nga 30 persona të numëruar, 11 prej tyre u vranë, 10 u penalizuan dhe morën dënimin: Tan Kateshi, Taulant Balliu, Ndriçim Sadushi - burgim të përjetshëm, Spartak Çaushi - 14 vjet burg dhe Albert Topi - 13 vjet burg.

Marrëdhëniet me politikën

Redakto

Tan Kateshi gjatë trazirave të vitit 97, kishte lidhje të ngushta me politikanët e opozitës e sidomos me Neritan Cekën (nga Elbasani). Në një intervistë dhënë gazetës Tema në vitin 2004 ai ka deklaruar:“Unë, Dritan Kateshi denoncoj publikisht z.Neritan Ceka, si njërin nga bashkëpunëtorët e mi më të ngushtë dhe shtytësin kryesor që më futi në këtë rrugë ku ndodhem sot, që kam 5 vjet që rri mbrapa hekurave dhe këtë ia faturoj vetëm Neritan Cekës. Po e nis nga Leka Zogu, se nëse do ishte bërë ajo që planifikuam, do ishte bërë një masakër e vërtetë. Vjen në shtëpinë e Çajupit bashkë me një shokun tonë që quhet Tan Ekmeçiu (Tan Gjembi). Më mori mënjanë mua, Çajupin dhe 2 shokë të tjerë dhe na thotë që pritet këto 2 ditë të vijë Leka Zogu për miting, prandaj nuk duhet lënë në asnjë mënyrë të hyjë i gjallë në Elbasan. Prandaj organizohuni të jeni gati dhe të prisni sinjalin tim me anë të Tan Gjembit, se Tan Gjembi ishte garantuesi i të gjitha premtimeve që na bëri Ceka, se Ceka do na lajmëronte nga Tirana që u nis dhe ne do të zinim pritë në hyrje të Elbasanit. Pasi ta eleminonim, njerëzve që do mbeteshin gjallë duhej t'u linim përshtypjen sikur ishim militantë të Berishës, se kështu na kishte porositur Ceka, që Zogu është kundërshtar politik edhe i Berishës, dhe kështu ia faturojmë krahut të atyre. Në qoftë se bëhej kjo punë, na premtoi edhe një shumë lekësh.

Referimet

Redakto