Banhofi fjalë e shqiptuar nga fjala e përbërë gjermane Bahnhof. Shih : Stacioni i Trenit

Ky termë për stacionin e trenit është përdorur nga mërgata shqiptare në vendet ku gjuhë zyrtare është gjuha gjermane pas viteve ´99-ta dhe pas kthimit të tyre në atdhe është bërë i njohur edhe për një pjesë të popullsis së Kosovës.

Fjala gjermane është e përbërë nga Bahn në kuptimin udhë, vijë, trajektore dhe Hof në kuptimin shtallë, ahër apo hangar i gjedheve, korridor apo shtëpi fisniku a bujku, varësisht nga biseda mund të ketë edhe kuptime tjera.

Rrjeti hekurudhorë është dominues i qarkullimit të përgjithshëm në Gjermani, në anën tjetër në Kosovë (10 000 km2 distanca të vogla) deri në vitet 2000 në përgjithësi ka qenë dominues rrjeti i qarkullimit rrugorë (autobusëve). Kjo edhe ka shkaktuar që për shumë mërgimtarë Kosovarë, stacioni i trenit të jetë kuptuar vetëm në mënyrë abstrakte. Pas rënies në kontakt direkt me stacionin e trenit dhe fillimit të përvetësimit të gjuhës gjermane e kanë përvetësuar fjalën "Bahnhof". Këtë fjalë e kanë shqiptuar si “banhof” dhe lakuar (“banhofi”) në bisedat ndërmjet tyre.

Përderisa folësit gjermanët këtë fjalë e përdorin edhe për stacionin qendrorë të autobusëve (zakonisht gjenden së bashku me atë të trenit) mërgimtarët e përdorin vetëm për stacionin e trenit. Për nën-stacionet e autobusëve në gjuhën gjermane përdoret termi "Vend ndalim i autobusit". Kohëve të fundit (2005) për stacionin kryesorë të autobusëve, në Gjermani përdoret shkurtesa "ZOB".

Lidhje të jashtme Redakto