Banja Nëna naile është një qendër hidrotermale që ndodhet në Kllokot, rreth 50 km në jug-lindje të kryeqytetit të Kosovës Prishtinë. Banja ndodhet në lartësi mbidetare prej 400 metrave.

Përmbledhje Redakto

Banja Nëna Naile ka edhe një spital special me terapi fizikale dhe rehabilitim e cila është e pasur me ujë të pashterrshëm termomineral dhe e pajisur me teknikë moderne mjekësore dhe rekreative, e që ka filluar të funksionojë nga maji i vitit 2007.

Kushtet klimatike në Kllokot janë tipike mesdhetare me dimëra të shkurtër dhe të butë, gjersa vera është stina më e gjatë, zakonisht me ditë të kthjellëta me diell dhe temperaturë të ngrohtë të përcjellura me erëra të lehta freskuese.

Kushtet klimatike, së bashku me vetitë shëruese të ujërave termomineral dhe komoditetin jashtëzakonisht të lartë që Qendra moderne Banja Nëna Naile në Kllokot gjatë tërë vitit ju ofron, e shndërrojnë ate në një vend tejet tërheqës dhe të përshtatshëm për shërim, pushim dhe rekreacion në cilëndo stinë të vitit. -->

Trajtimi Redakto

Sëmundjet reumatike artikulare dhe ekstra artikulare-degjenerative, inflamatore, metabolike. Sëmundjet neurologjike të Sistemit nervor: parezat dhe paralizat periferike ose qëndrore, gjendjet pas insulteve cerebro-vaskulare( sulmit në tru ), neuralgjitë, neurozat, depresioni etj. Gjendjet post traumatike ( pas lëndimeve të kockave, muskujve, tetivave, ligamenteve, nervave ) Rehabilitimi pas frakturave, kontuzioneve, distorzioneve, luksacioneve, etj . Intervenimet operative dhe korrektuese të aparatit lokomotor, Rehabilitimi pas amputimeve të gjymtyrëve etj. Sëmundjet Kardiovaskulare-rehabilitimi sekondar pas infarktit të miokardit, sëmundjeve kronike të qarkullimit periferik të gjakut pa ndryshime të mëdha trofike etj. Sëmundjet e traktit digjestiv-gastritet, duodeniti, ulcera e lukthit dhe duodenit, kolecistitet kronike etj. Sëmundjet e sistemit urinar-inflamacionet kronike të traktit urinar, mikrolitiazat etj. Sëmundjet e lëkurës-ekzemat, psoriaza, akna vulgaris etj. Sëmundjet gjinekologjike-inflamacionet kronike të organeve gjenitale, steriliteti etj.Sëmundjet reumatike artikulare dhe ekstra artikulare-degjenerative, inflamatore, metabolike. Sëmundjet neurologjike të Sistemit nervor: parezat dhe paralizat periferike ose qëndrore, gjendjet pas insulteve cerebro-vaskulare( sulmit në tru ), neuralgjitë, neurozat, depresioni etj. Gjendjet post traumatike ( pas lëndimeve të kockave, muskujve, tetivave, ligamenteve, nervave ) Rehabilitimi pas frakturave, kontuzioneve, distorzioneve, luksacioneve, etj . Intervenimet operative dhe korrektuese të aparatit lokomotor, Rehabilitimi pas amputimeve të gjymtyrëve etj. Sëmundjet Kardiovaskulare-rehabilitimi sekondar pas infarktit të miokardit, sëmundjeve kronike të qarkullimit periferik të gjakut pa ndryshime të mëdha trofike etj. Sëmundjet e traktit digjestiv-gastritet, duodeniti, ulcera e lukthit dhe duodenit, kolecistitet kronike etj. Sëmundjet e sistemit urinar-inflamacionet kronike të traktit urinar, mikrolitiazat etj. Sëmundjet e lëkurës-ekzemat, psoriaza, akna vulgaris etj. Sëmundjet gjinekologjike-inflamacionet kronike të organeve gjenitale, steriliteti etj. -->

Shih edhe Redakto

Lidhje të jashtme Redakto