Banja e Gjilanit
Banja,burimi i lumit Banja rrëzë Gllamës,për të cilin janë thurrur edhe legjenda.Aty në të kaluarën 'flinte' uji dhe lindte përshtypjen e një liqeni të vogël.Në afërsi të banjës është ndërtuar pishina,vend rekracioni për larje e rrezitje të qytetarëve të Gjilanit.Kurse,më vonë uji i banjës u shfrytëzua edhe për pije dhe është i bartur me gypa edhe në rezervanin në Kodrën e Dëshmorëve.Kurse pjesët të tokave të punueshme në emër të banjës tani janë pjesë të urbanizuara.