Banka Ekonomike
Banka Ekonomike është njëra ndër bankat e para të licencuara pas konfliktit në Kosovë. Qysh nga 28 maj 2001, Banka Ekonomike i hapi dyert për klientët e saj dhe nga ajo kohë banka ka operuar me sukses. Sot, Banka Ekonomike ka një rrjet prej 49 zyrave bankare, që do të thotë se mbulon gjithë territorin e Kosovës.
Banka Ekonomike është bankë me kapital vendor, aksionarë të kësaj banke janë kompani të suksesshme vendore, me eksperiencë ndërkombëtare dhe vendore.
Banka Ekonomike është bankë e cila ofron një gamë të gjerë të produkteve dhe shërbimeve me qëllim të plotësimit të nevojave të klientëve të saj. Rrjeti prej 35 ATM-ve ju mundëson klientëve qasje 24 orë në ditë .
Me 31 korrik 2011 asetet e Bankës Ekonomike kapin shumën prej 143.954.653,97 EURO , depozitat e klientëve janë 128.603.303,42 EURO, ndërsa portofoli i kredisë ka arritur në 99.018.348,18 EURO. Numri i klientëve të bankës është mbi 84.500