Bankers Petroleum
Bankers Petroleum Ltd, është një kompani kineze e kërkimit dhe prodhimit të naftës me aktivitetin e saj kryesor në Shqipëri, ku ajo vepron si Bankers Petroleum Albania Ltd. [2]
Lloji | Publike |
---|---|
Industria | Naftë dhe Gaz |
Zyrat qendrore | , |
Numri i vendodhjeve | Shqipëri (Bankers Petroleum Albania Ltd) |
Njerëzit kyç | Xingyun Sun President dhe Shef Ekzekutiv (CEO)
|
Prodhimi | Hidrokarbure (naftë, lubrifikantë) gaz natyror (LNG) Petrokimikate |
Numri i punëtorëve | 1700 [1] |
Faqja e internetit | www.bankerspetroleum.al |
Historia e blerjes
RedaktoNë Mars 2016, Geo-Jade Petroleum propozoi një ofertë parash të thata 2.2 CAD për aksion për të blerë kompaninë në një marrëveshje që rezultoi 575 milionë CAD (të konvertuara në 425 milionë dollarë amerikanë). Geo-Jade Petroleum është një kompani kineze e cila tashmë zotëron Bankers Petroleum.
Rëndësia në tregun shqiptar
RedaktoPas një investimi që i tejkalon 2.5 miliardë USD në fushën vajgurore te Patos-Marinzës, Bankers prodhon 95% të naftës së papërpunuar në Shqipëri.[3]
Evazion fiskal
RedaktoNë Qershor 2019, Bankers Petroleum u gjobua me 120 milionë EUR për arsye të shmangies së taksave. Gjoba erdhi si pasojë e një hetimi dy-vjeçar të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Nga 2014 deri në 2018, Bankers Petroleum ka shmangur 30 milionëë EUR taksë për lëndët e para, të cilat përdoren për prodhimin e naftës së papërpunuar. Kjo ka të bëjë me naftën gjysëm të përpunuar, të quajtur 'solar', e cila përdoret për të proçesuar naftën krudo.[4]
Hetime penale
RedaktoNë Tetor 2019, Autoriteti i Konkurrencës në Shqipëri filloi një hetim të thellë ndaj Bankers Petroleum kundrejt abuzimit të dominancës që ajo zotëron në tregun shqiptar. Kompania i tha organizatës ndërkombëtare të lajmeve Reuters se "Bankers kurrë nuk ka shkelur rregullat e tregut të lirë dhe të konkurrencës dhe për më tepër ka abuzuar pozicionin e saj dominues". Sipas Reuters, Bankers është duke reaguar ndaj një hetimi gjashtëmujor të nisur nga Autoriteti i Konkurrencës në biznesin e saj nga 1 janar 2016 deri në tetor 2019 për të parë nëse ajo ka abuzuar ankesat e rafinuesit lokal TOSK ENERGJI SH.A. Kjo e fundit u ankua se Bankers ka refuzuar ta furnizojë atë ose ka vendosur kushte për furnizimet e saj, duke shkaktuar kosto financiare, veçanërisht të lidhura me nevojën për mbylljen dhe rifillimin e rafinerisë në Ballsh.[5]
Referime
Redakto- ^ "Punonjësit sipas Bankers". Arkivuar nga origjinali më 19 shtator 2015. Marrë më 26 shtator 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "BNK PETROLEUM INC(BKX:Toronto)". Arkivuar nga origjinali më 30 nëntor 2010. Marrë më 26 tetor 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja) - ^ "China's Bankers denies abusing dominant oil position in Albania". Reuters (në anglisht). 2019-10-24. Marrë më 2019-10-26.
- ^ "Bankers Petroleum, 120 million EUR fine for tax evasion".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "China's Bankers denies abusing dominant oil position in Albania". Reuters (në anglisht). 2019-10-24. Marrë më 2019-10-26.