Banoviqi (Banovići) është qytezë dhe komunë në verilindje të Bosnjës dhe Hercegovinës si dhe është pjesë e Kantonit të Tuzllës . Zhvillimi intensiv i Banoviqit fillon me ndërtimin e hekurudhës Brčko-Banoviqi në vitin 1946. Për shkak të cilësisë së saj, thëngjilli ngjyrë kafe nga Banoviqi është i njohur në të gjithë Evropën.

Gjeografia

Redakto

Komuna e Banoviqit është e vendosur në ultësirën e Malit Konjuh. Lartësia e saj mesatare mbi nivelin e detit është 332 metra. Komuna përfshin 185 km2 brenda së cilës ndodhen vendbanimet vijuese: Borovac, Banoviqi Selo, Qatiqi, Miliqi, Mrgan, Repnik, Podgorje, Grivice, Treshtenica Donja, Treshtenica Gornja, Tuloviqi, Oskova, Zhelova, Omaziqi, Lozna, Seona, Pribitkoviqi, Strazhbenica dhe Gornji Bučik. Sipas regjistrimit të vitit 1991, ka pasur 26,507 banorë, nga të cilët 72% Boshnjakë, 17% Serbë, 2% Kroatë dhe 9% të tjerë. Sipas disa vlerësimeve, në vitin 2000, popullsia e Banoviqit ishte rreth 29,000, dhe një numër i konsiderueshëm prej tyre ishin refugjatë.

Demografia

Redakto
Popullsia e komunës Banoviqi
viti i regjistrimit 1971 1981 1991
Boshnjakët 14,409 (70.86%) 16,440 (68.94%) 19,162 (72.06%)
Serbët 4,441 (21.84%) 4,046 (16.96%) 4,514 (16.97%)
Kroatët 919 (4.51%) 728 (3.05%) 550 (2.06%)
Jugosllavët 363 (1.78%) 2,255 (9.45%) 1,928 (7.25%)
të tjerët dhe të panjohur 202 (0.99%) 377 (1.58%) 436 (1.63%)
Gjithsej 20,334 23,846 26,590

Galeria

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto

Koordinatat: 44°24'N 18°32' / 44.400°N 18.533°D / 44.400; 18.53344°24′N 18°32′E / 44.400°N 18.533°E / 44.400; 18.533