Bardhosh Gaçe
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Bardhosh Gaçe (Vlorë, 5 mars 1953) është shkrimtar për fëmijë.
Biografia
RedaktoU lind në Vlorë, i biri i veterinerit Shefit Gaçe dhe nga nëna edukatore, Raime. Patën zbritur nga Tërbaç në vitin 1929, pas rrënimit të tij nga një tërmet i fuqishëm që goditi ato anë në prag të Krishtlindjeve të po atij viti, i mbiquajtur “ Tërmeti Jonik “. Ky tërmet rrafshoi Dukatin duke arritur deri në Tepelenë. Arsimin parauniversitar i riu Gaçe e mbaroi në vendlindje me rezultate të shkëlqyera, ashtu siç përfundoi edhe Universitetin e Tiranës, fakultetin e Histori–Filologjisë, dega gjuhë–shqipe dhe letërsi më 1977. Pas këtij viti mësuesi Bardhosh Gaçe do të emërohej në Veriun e Shqipërisë, Kukës e Tropojë, në ato vende ku baladat, legjendat, epet, kanuni i malsisë (Lekë Dukagjinit) u trazuan në shpirtin e tij energjik me baladat, legjendat, epet, kanunin e Labërisë. Dhe pse jepte mësim, Bardhosh Gaçe asnjëherë nuk e ndërpreu të mësuarin e vetëvetes. Tmerrësisht e tërhoqi etnofolklori, si pasuri e shenjtë e të parëve iliro- shqiptar. Kjo bëri që edhe temën e doktoraturës ta mbronte me "Etnokultura e labërisë". Në vitin 1992 fitoi dhe u shpall "Doktor i Shkencave Gjuhësore – Letrare Shqiptare". Titullin Profesor e mori në vitin 2009. Ka vite që lektoron etnofolklorin, letërsinë Fëminore, letërsinë e Vjetër Shqipe, letërsinë Arbëreshe, letërsinë e Rilindjes, letërsinë Moderne Shqipe në Universitetin Teknik “Ismail Qemali“ Vlorë.
Vepra e prof. dr Bardhosh Gaçes ndahet
Vepra me krijimtari të mirëfilltë estetike letrare poezi fëminore
eseistikë
publicistikë
Vepra studimore
studime etnokulturore (albanologji)
monografi
antologji
lektura
- Himara në shekuj
- Lëvizja kombëtare në Vlorë, 1878-1912
- Hamza Isai : një jetë në shërbim të Kombit-- : monografi
- Sali Hallkokondi dhe "Historia e Shqipërisë së re" : monografi
- Ata që Shpallën Pavarësinë Kombëtare
- Rapsodi Xhemil Veli Duka : [monografi
- Flamuri dhe Ismail Qemali : në këngë e rrëfime popullore
- Xha Selimi i Bratajt
- Kënga popullore e Selim Hasanit
- Lëvizja kombëtare në Vlorë : 1878 - 1912 1
- Gugatin pëllumbat mbi prishtinë : vjersha
- Osman Haxhiu : monografi
- Pse gezohet keti i vogel : Vjersha
- Lumi im S'fle gjume : Vjersha
- Konferenca shkencore Vlora në rrjedhat e kohës
- Ali Asllani në kujtimet dhe studimet letrare
- Nga epistolari i Ibrahim Shytit në Vlorë
- Naim Frashëri si frymëzim i kulturës kombëtare shqiptarë etj.
Por ajo që mbart vlera shumëfishe, shumëshpirtëshe është antologjia poetike “Shtëpia e detit dhe e diellit” e përgatitur nga prof. Gaçe, botim i Shtëpisë Botuese Toena, Tiranë kushtuar Vlorës, me 338 faqe. Përmbledh në gjirin e vet vetëm një pjesë të vjershërimit të thurur prej poetëve tanë më në zë A. Z. Çajupi, Asdreni, Lasgush Poradeci, si dhe ajo e poetëve vlonjatë: Ali Asllani, Petro Marko, Nexhat Hakiu, Fatos Arapi, Hiqmet Meçaj, Irfan Bregu, apo poetëve të tjerë të shquar si Nonda Bulka, Dritëro Agolli, Xhevahir Spahiu, Vorea Ujko, Agim Shehu, Ibrahim Gani, Ndoc Papleka, të cilët kanë ngritur këngën e tyre duke e quajtur Vlorën një Atdhe poetik të lirisë dhe dashurisë shqiptare. Kjo përmbledhje poetike nën titullin “Shtëpia e diellit dhe e detit” u botua me rastin e 70 -vjetorit të themelimit të bibliotekës publike “Shefqet Musaraj”, si një kujtesë poetike për traditat, kulturën dhe frymëzimin e këtij qyteti magjepsës në brigjet e detit. Bardhosh Gace eshte profesor ne nuversitetin e Vlores