Bartolomeu I i Kostandinopojës (greqisht: Βαρθολομαῖος Αʹ Bartholomaĩos A, turqisht: I. Bartolomeos; lindur më 29 shkurt 1940) është kryepeshkopi i 270-të dhe i tanishëm i Konstandinopojës dhe Patriku Ekumenik, që nga 2 nëntori 1991. Ai konsiderohet në përputhje me titullin e tij, primus inter pares (i pari midis të barabartëve) në Kishën Ortodokse dhe si udhëheqës shpirtëror i të krishterëve ortodoksë në mbarë botën.

Bartolomeu I

Bartolomeu I lindi si Dimitrios Arhondonis (greqisht: Δημήτριος Αρχοντώνης Dimítrios Archontónis), në fshatin Ajos Theodoros në ishullin Imbros (më vonë u quajt Gökçeada nga Turqia), i biri i Hristos dhe Meropi Arhodónis (i mbiquajtur Skarlatos), të dy me prejardhje greke. Pas diplomimit, ai mbajti një detyrë në Seminarin Teologjik Patriarkal të Halkiut, ku u shugurua meshtar. Më vonë, ai shërbeu si mitropolit i Filadelfisë dhe Halkedon dhe ai u bë anëtar i Sinodit të Shenjtë, si dhe i komiteteve të tjera, përpara kurorëzimit të tij si patrik ekumenik.

Mandati i Bartolomeut si kryetar i Patrikanës e Stambollit është karakterizuar nga bashkëpunimi ndër-ortodoks, dialogu ndërfetar dhe ndër-krishterë, dhe vizitat zyrtare te udhëheqësit katolikë romakë, katolikë të vjetër, ortodoksë lindorë dhe myslymanë të vizituar rrallë më parë nga një patriku ekumenik. Ai ka shkëmbyer ftesa të shumta me personalitete kishtare dhe shtetërore. Përpjekjet e tij për të promovuar lirinë fetare dhe të drejtat e njeriut, iniciativat e tij për të avancuar tolerancën fetare midis feve të botës, si dhe përpjekjet e tij për të promovuar ekologjinë dhe mbrojtjen e mjedisit, janë vërejtur gjerësisht dhe këto përpjekje i kanë dhënë atij titullin "Patriku i Gjelbër”.[1] Ndër pozicionet e tij të shumta ndërkombëtare, ai aktualisht është pjesë e Bordit të Udhëheqësve Fetarë Botërorë për Institutin Ndërfetar Elijah.[2]

Referime

Redakto
  1. ^ "The Green Patriarch – Apostolic Pilgrimage of Pope Francis and Ecumenical Patriarch Bartholomew to Jerusalem". Apostolicpilgrimage.org (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 15 janar 2017. Marrë më 2017-02-25.
  2. ^ "Elijah Interfaith – Sharing Wisdom Fostering Peace". Elijah-interfaith.org (në anglisht). Marrë më 2017-02-25.