Bashkësia Shqiptare e Kebekut në Montreal

Bashkësia Shqiptare e Kebekut në Montreal është e legalizuar nga ligji i Asamblesë Kombëtare të Quebec-ut dhe selin e saj e ka në Montreal, Quebec.

Përndryshe bashkësia ka statutin në të cilin është përkufizuar përdorimi i gjuhës zyrtare (Shqipja, Frëngjishtja dhe Anglishtja) si dhe qëllimet dhe rregullret tjera që kanë të bëjnë me funksionimin e bashkësisë.

Si qëllim kryesor i bashkësisë është sigurimi i zhvillimit kulturorë të popullatës me origjinë shqiptare në provincën e Kebekut. Ky qëllim parashikohet të arrihet me anë të nxitjes dhe ruajtjes së njohurive mbi gjuhën shqipe të popullatës, krijimin e organizatave ndihmëdhënëse dhe edukuese. Po ashtu bashkësia,ndër qëllimet e veta ka vendosur të jetë edhe përhapja e kulturës shqiptare në mjedisin përkatës dhe nxitja e mardhënjeve tolerante ndër etnike.

Për mërgimtarët e sapo ardhur bashkësia mundohet që të ju afrojë atyre informata, sygjerime dhe ndihmë. Antarët e bashësist dhe bashkësia për këta mërgimtarë përpiqen që të sigurojnë vende punësimi.

Të gjitha këto qëllime kërkojnë një angazhim të anëtarëve për botimin e një organi vetë informues.

Anëtarsia e bashkësisë përbëhet nga anëtarët aktiv dhe joaktiv (në bazë parapagimit të antarsis) dhe nga anëtarët e nderit. Antarësimi nuk është i kushtëzuar me përkatësin etnike.

Bashkësia ka edhe sekretariate si ai për informim dhe media, për gjuhën shqipe, punë sociale dhe për pritje të posa ardhurëve, sportit dhe sekretariatin e kulturës.

Preukopimi për vendlindjen

Redakto

Preukopimet për vendlindjen dhe vendasit e tyre edhe këtë bashkësi e kanë prekur dhe për këtë arsye ju kanë drejtuar edhe Ministris së ytetarëve dhe emigracionit në Ottava [1]

Burim i të dhënave

Redakto
  1. ^ Travel Documents for Kosovar Refugees[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur] - në internet, prill 2007

Lidhje të jashme

Redakto