Bashkëveprimi i dobët
Bashkëveprimi i dobët (zakonisht njihet si forca e dobët ose ndonjëherë forca e dobët bërthamore[1]) është një nga katër bashkëveprimet themelore të natyrës. Në Modelin Standard të fizikes bërthamore, ajo ndodh për shkak të shkëmbimit të Bozoneve W dhe Z. Fenomeni më familjar i saj është emetimi i rrezeve beta (i neutroneve ne bërthamat atomike) dhe dukuria e radioaktivitetit.
Fjala e dobët vjen nga fakti se fuqia e forcës së fushës është 1011 herë më e dobët se fuqia e forcës elektromagnetike dhe 1013 herë me e dobët se ajo e bashkëveprimit të fortë, kur këto forca krahasohen midis dy thërrmijave qe bashkëveprojnë midis tyre.