Bashkim Gazidede

politikan shqiptar
This is the stable version, checked on 1 prill 2022. 2 pending changes await review.

Bashkim Gazidede (Peshkopi, 2 shkurt 1952 - Tiranë, 25 tetor 2008) ka qenë arsimtar, pedagog, deputet dhe shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar të Shqipërisë në vitet 19921997.

Biografia

Redakto

U lind në Peshkopi, i biri i Osman Shehut, dervish nacionalist shqiptar nga krahina e Dibrës.

Më 1976 kreu studimet në Shkodër për mësues matematike dhe më pas punoi mësues ndër disa fshatra të Peshkopisë. Mbas njëfarë periudhe plotësoi provimet në degën e matematikës të Universitetit të Tiranës dhe më 1984 u pranua si pedagog në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në Katedrën e Matematikës. Në zgjedhjet e para pas rënies së regjimit komunist, kandidoi për deputet të Partisë Demokratike në Peshkopi.

Në zgjedhjet e përsëdytura vitin pasues, më 1992, u zgjodh deputet i po të njëjtës parti në Parlamentin e Shqipërisë.[1] Në po të njëjtin vit emërohet drejtor i Shërbimit Informativ Kombëtar deri në vititn 1997 me sugjerim të ministrit të Mbrojtjes, Safet Zhulali.[2] Me marrjen e zyrës së shefit të shërbimit sekret shqiptar, sipas një interviste që ka dhënë për TV Klan, Gazidede ka kumtuar se në periudhën 1991-92 kur shërbimi sekret ishte ende i inkuadruar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, qenë zhdukur mbi 10 mijë dosje me firmën e ministrit Gramoz Ruçi - shifër brenda së cilës përfshihej edhe një numër dosjesh që kish djegur shefi pararendës i shërbimit, Irakli Koçollari.[1]

Me ligjin e votuar në parlamentin shqiptar, Gazidede i caktuar gjeneral do të kryesonte operacionet e SHIK-ut kundër rebelëve në jugun e vendit. Ligj ky shumë i debatuar edhe në rangjet e brendshme të Shërbimit, siç ka pohuar në media zëvendësi i Gazidedes, Bujar Rama.[3]

Në vitet 2005–2008 punoi si nëndrejtor i Zyrës së Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Pas një viti lëngim nga kanceri ndërroi jetë më 25 tetor 2008 në Tiranë, ku jetonte me bashkëshorten Leta dhe dy fëmijët e tij.[4]

Referime

Redakto
  1. ^ a b "Bashkim Gazidede: Fatos Klosi ka vrare dy ish-shefa te degeve te SHIK-ut". voal.ch. Tv Klan. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Limaj, Hajro (2017). "E vërteta e Gazidedes në Turqi". gazetatema.net. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Bujar Rama: Gabimet e SHIK, Gazidede ra pre e dezinformacionit (nga emisioni "Debati në Channel One", drejtuar nga gazetari Roland Qafoku)". mapo.al. Arkivuar nga origjinali më 2 nëntor 2019. Marrë më 27 prill 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Çela, Lindita. "Vdes nga kanceri Bashkim Gazidede". arkivalajmeve.com. Shekulli. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)