Basri Musmurati
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Ka lindur më 15 prill 1947 në Poliçkë të Dardanës. Ishte deputet i Kuvendit të Kosovës nga Grupi Parlamentar i PDK-së , në kohën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008. Ka mbaruar Fakultetin Filozofik në Prishtinë dhe punuar për 11 vjet në arsim (profesor i shkollave të mesme) në Gjilan. Musmurati ishte i dënuar me 11 vjet burg për veprimtari politike. Ishte organizator i Zonës Operative të Karadakut dhe anëtar i Shtabit të kësaj zone. Në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës ishte zëvendësministër i Pushtetit Lokal.Më pastaj edhe anëtar i Këshillit të Përkohshëm të Kosovës dhe anëtar i Kryesisë së PDK-së.