Bazat e Informatikes
1.1 Bazat e Informatikes
Kompjuterët personal janë pajisje digjitale, prandaj për vënien e informatave përdoren impulse elektrike digjitale. Për këtë është shumë i përshtatshëm sistemi binary i numrave, ku numrat paraqesin 1 – ka impuls digjital, 0 – nuk ka impuls dixhital. Në të gjithë kompjuterët shfrytëzohet kombinimi i këtyre dy gjendjevepër të krijuar sinjale elektrike me ndihmën e të cilëve i dërgohen informatat kompjuterit. Kodi binary krijohet me kombinimin e këtyre dy simboleve (0) dhe (1) . Secila nga këto dy simbole quhet Bit . Bazat e Informatikës (Binary Digit – symbol binary) dhe paraqet njësin themelore të kujtesës. Për të koduar emrat e shkronjave numrave, shenjave të pikesimit apo ndonjë element grafik përdoren numër i caktuar i kombinimeve të simboleve 0 dhe 1. Numri i kombinimeve të simboleve 0 dhe 1 mund të paraqitet me shprehejen y=2n. ku në eshtë numër i plotë. Secila shkronjë, numër apo shenjë piksimi i është ndarë një kombinim i caktuar i simboleve 0 dhe 1 në përbërje te 8 bitë që bëjnë1 bajt (b).Kodet janë bashkësi e shenjave ku secilës shenjë i është përcaktuar kodi tetë bitësh. Njësia e kujtesës në informatik është bit-i (simboli: biti cili rrjedh nga tri germa të fjalëve ne anglisht:BInary digiT). Një bit paraqet vetëm një kombinim binar p.sh. "bardh" dhe "zi". Domethënë,1 bitparaqet gjendjen themelore të informates me vlerat "po" ose " jo", "mundet" apo "nukmundet", "kalon" apo "nuk kalon", "ka" apo "nuk ka", "është" apo "nuk është", "vlen" apo "nuk vlen" etj., sipas rastit. Këto gjendje në informatikë simbolikisht paraqiten vetëm me kombinimin e dy simboleve: zero (0)dhe një (1)nësisteminbinar ( me bazën 2). Çdo informatë mund të paramendohet se përbëhet nga bit-ët, p.sh., fotografinë mundta paramendojmë se përbëhet nga kombinimi i gjendjeve "zi" dhe "bardh". Njësinë bit nuk duhet ta ngatërrojmë me njësinë bajt (simboli: bajt rrjedh nga fjala angleze byte) që është tetë herë më e madhe se bit-i d.m.th. 1b = 8 bit Një bajt paraqet numrin e gjendjeve të sistemit prej 2* = 256 që do të thotë se një bajt paraqet 256 gjendjetë sistemit apo 256 kombinime të mundshme të sitemit binar. Me këto kombinime mjafton që të dërgohen të gjitha germat e alfabetit shqip (36), numrat 0-9 (10)dhe mbetën edhe210 kombinimetë lira, të cilat në tabelat ASCII janë plotësuar me shkronja të alfabeteve të ndryshme të botës, me simbole të posaçme grafike etj. Varësisht nga lloji i procesorit të ndërtuar në kompjuter, në të përnjëheresh mund të përpunohen(mbledhen, zbriten, barten, këmbehe etj.) informata me madhësira të ndyshme. Procesorët e parë, 8086,kanë mundur përnjëherit t’i përpunoj informatat prej8 bitësh, prandaj madhësia e kujesës prej8 bitështëmarrë sinjësi thmelore e kujtesësdhe është quajtur bajt. Sot ekzistojnë procesorë, që përnjëherit mund t’i përpunojnë informatat prej 16 bit dhe quhen16 bitëshe (80286), prej32 bitëshe (80386 dhe 80486),apo nëkohën e fundit prej 64 bit që quhen 64 bitëshe (pentium ose 80586).Kapaciteti specifik i kujtesës apokapaciteti i kujtesës së një karakteri(shkronje) ështëc = 8 bit/karakter = 1b/karakter
Disa Nga shumefishat e bajtit janë 1 Kb = 1024 b -- 103 1 Mb = 1024 Kb—106 1 Gb = 1024 Mb—1091 Tb = 1024 Gb—1012