Bazilika e Zaradishtës
Bazilika e Zaradishtës është një kishë paleokristinae e shekullit të III-të, afër fshatit Voskop në rrethin e Korçës.
Përshkrim
RedaktoRreth 8 km në perëndim të qytetit të Korçës, midis fshatrave Voskop dhe Polenë, ndodhet një kodër e ulët që nga banorët vendas njihet me emrin "Zaradishtë". Ky toponim nuk është një deformim i emrit "Zagradishtè" me të cilin ajo na shfaqet në burimet historike të shekullit XIX, si një vend me rrënoja të lashta historike. Të parët që shprehen lidhur me kohën e ekzistencës së këtij vendimi janë Gjerak Karaiskaj dhe Pidera, të cilët e përcaktqjnë atë si të periudhës së antikitetit të vonë. Midis të tjerave ata japin idenë e ekzistencës së rrënojave të një ndërtimi kulti paleokristian në këtë vendbanim.
Arkitektura
RedaktoBazilika e Zaradishtës është ndërtuar mbi një ndërtim të shekujve III-IV të e.sonë, duke shfrytëzuar pjesërisht linjat e mureve, si dhe materialet e saj të ndërtimit. Ajo është një bazilikë trenefeshe dhe përbëhet nga naosi, narteksi me dy kthina në të dy anët, hajati para tij, baptisteri si dhe një kthinë e gjatë në anën veriore, duke arritur në këtë mënyrë përmasat e saj maksimale 32.85m x 29.85m.
Naosi, së bashku me absidën e vet gjysmërrethore të tipit helenistik përbën vëllimin kryesor të bazilikës. Ai përbëhet nga tri nefe. Anijata qëndrore është 7.50m e gjerë, kurse ato anësore nga 2.75 m secila. Kështu i gjithë naosi ka përmasa 18.80 m x 14.40m.
Narteksi, i cili shtrihet në perëndim të naosit në të gjithë gjatësinë e këtij të fundit, ka formë trapezoidale në planimetri. Ai ka përmasa 14.50m x 4-4.50 m dhe komunikon me nefin qendror nëpërmjet një tribeloni me gjerësi 4.16 m dhe hapësira drite prej 1.12m të gjëra.
Bazilika e Zaradishtës komunikon me nefin qëndror nëpërmjet një tribeloni me gjerësi 4.16 m dhe hapësira dritë prej 1.12 m të gjëra. Megjithëse nuk ruhen gjurmë, ka mundësi që narteksi të ketë komunikuar me korridoret anësore me anën e kalimeve, që kanë pasur të njëjtën hapësirë dritë si ato të tribelonit. Një mënyrë të tillë komunikimi e ndeshim në bazilikat e Bylisit, në atë të Amantias, apo në mjaft të tjera të zbuluara në vendet fqinjë. Në të dy anët e narteksit, nga ana jugore dhe ajo veriore, janë vendosur dy ambiente. Ai në veri të tij, me përmasa 4.65m x 4 m, me mure gati të rrënuara krejtësisht, e ka dyshemenë e vet në një nivel 0.30 m më lart se ajo e narteksit. Kjo ka ardhur si rezultat i terrenit që vjen më lart në këtë pjesë, por edhe për shkak të shfrytëzimit të rrënojave të ndërtimeve më të hershme mbi të cilat u ngrit edhe vetë bazilika. Ambienti tjetër, i vendosur në anën jugore të narteksit me përmasa 6.65m x 4.35m, përfundon me një abside me rreze 1.5m në anën e vet jugore.