Bedri Islami (këngëtar)
Bedri Islami u lind ne vitin 1947 ne Peje eshtë këngëtar shqiptar. I takon plejadës së këngëtarëve më të suksesshëm të estradës së muzikës kosovare. Është shpallur këngëtar i vitit, në 81 dhe 82; ka qenë përfaqësues i Kosovës në shumë festivale të ish YU, si: “OPATIJA” - disa vite me radhë, festivali “Zagrebi”, Subotica, garat për këngën e Evrovizionit ne Lubjanë etj.
Prej vitit 1973 e deri më vitin 1985, ka marrë pjesë pa ndërprerë në “Akordet e Kosovës”, ku ka qenë i shpërblyer shumë herë. Në Qershor 1984, Bedri Islami merr pjesë në "Akordet e Kosoves" 1984 me këngën "Përtrirje në sy të familjes".
Pas këtyre sukseseve të arritur, për shkak të një tragjedie familjare, ka pasur një pauzë të gjatë këndimi (prej vitit 1987 – 2001).
Në Dhjetor 2001, Bedri Islami merr pjesë në Festivali i 40-të në RTSH me këngën "Një Botë e Re", pas një pauze të gjatë.
Në 2002 pason megahiti i tij “Gocë Pejane” dhe prej vitit 2003 deri ne 2005, i përkushtohet karijerës se birit te tij Lindit, i cili, në disa gara me karakter ndërkombëtar si përfaqësues i Kosovës i fiton vendet e para. Kënga e re “Pa ty s’ka lezet” pason pas 5 vjet pauze.
Më datë 17 Prill 2012, Bedri Islami & Lind Islami publikojnë videoklipin "Mërgimi".
Në Mars 2014, Bedri Islami & Lind Islami marrin pjesë në "Kënga ime" 2014 me këngën "Asaman trëndafili çelës".
Në Mars 2014, Bedri Islami & Lind Islami marrin pjesë në "Kënga ime" 2014 me këngën "Gjaku im". [1]