BeerFest Kosova
BeerFest Kosova është festivali i birrës që organizohet në Kosovë. Kjo ngjarje ka karakter promocional dhe argëtues, me ç’rast brende të ndryshme të birrave marrin pjesë me çmime promocionale dhe oferta interesante për adhuruesit e birrës. PBirrat
Në festival gjendet një numër i madhë i birrave vendore dhe botërore të ofruara me çmime promocionale :[1]
- Peja
- Lasko
- Beck's
- Tuborg
- Union
- Carlsberg
- Heineken
- Amstel
- Hugos
- Korça
- Corona Extra
- Peroni
- Paulaner
- Kromacher
- Miller
- Veltins
- Kaon
- Guinness
BeerFest Kosova 1
RedaktoBeer Fest Kosova edicioni i parë është mbajtur nga 30 Shtator deri më 2 Tetor 2011.Në këtë edicion ishin prezent rreth 20,000 pjesmarrës. Gjatë 3 netëve të festivalit u zhvilluan një numër aktivitetesh të ndryshme si lojra , gara dhe programe argëtuese.Fituesit e garave u shpërblyen nga sponzorët e këtij festivali. Në programin argëtues të moderuar nga Vjollca Shala – Loca përformuan një numer i madhë artistësh si:[2]
- Hana Cakuli
- Malda Susuri
- Zik Zak Orchestra
- Sofra Pejane
- DJ të ndryshëm
BeerFest Kosova 2
RedaktoBeer Fest Kosova edicioni i dytë i cili u zhvillua nga 22 deri më 24 Qershor 2012 u vizitua përsëri nga një numër i madhë njerëzish. U prezantuan mbi 16 lloje të ndryshme birrash të vendit dhe të huaja.Gjatë kësaj kohe në Poloni dhe Ukrain zhvillohej Kampionati Evropian i Futbollit.Me anë të projektorëve të vendosur organizatorët ju mundësuan te pranishmëve që të përcjellin ndeshjet e zhvilluara në ato 3 ditë.[3] Moderator në këtë edicion ishte aktori i njohur Kushtrim Sheremeti dhe të ftuar ishin :
BeerFest Kosova 3
RedaktoBeer Fest Kosova edicioni i tretë është zhvilluar nga data 14 deri më 16 Qershor 2013.Edhe ky edicion u vizitua nga një numër i madhë vizitorësh si në dy edicionet e kaluara.Kengtarët që argëtuan të pranishmit ishin:
- Hithat
- Ofchestra
- KAOS
- Gjira
- Lindi dhe Venera nga The Voice of Albania
- DJ Flow
Fakte rreth BeerFest Kosova
RedaktoHapësira në të cilën zhvillohet BeerFest Kosova është Pllatoja - Pallati i Rinisë dhe i Sporteve me një sipërfaqe prej 2,800 m2. Deri më tani festivali është vizituar nga 45,000 përsona dhe pas edicionit të tretë pritet që ky numër të shkoj në 60,000. Në çdo edicion konsumohen rreth 40,000 litra birrë brenda 3 ditëve sa zgjatë festivali. Festivali frekuentohet nga grupmosha të ndryshme nga 18 - 45 vjet.[4] Shumë shpërblime janë dhuruar nga kompanitë prezente dhe organizatorët gjatë festivalit.
Referime
Redakto- ^ "Faqja Zyrtare e BeerFest Kosova". Arkivuar nga origjinali më 30 maj 2019. Marrë më 28 dhjetor 2021.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ BeerFest Kosova 1, Pr-Solution Organizator i BeerFest Kosova.
- ^ BeerFest Kosova 2,Pr-Solution Organizator i BeerFest Kosova.
- ^ Pr-Solution Organizatori i BeerFest Kosova, Te dhëna rreth Organizatorit të BeerFest Kosova.