Behare Sahitaj
Behare Rexhepi Sahitaj ka lindur në Prizren më 1957. Ka të përfunduar Fakultetin e Psikologjisë, ndërsa tani është kandidate e magjistraturës në Psikologjinë Klinike në Tiranë. Beharja është shkrimtare dhe publiciste, dhe boton në “Kosova Sot” dhe revistën “Medica”.
Behare Rexhepi Sahitaj për shkaqe politke detyrohët të lëshon Kosovën për të jetuar në Belgjikë. Në Bruksel ndjek studimët e arkitekturës. Në vitin 1983, bashkë me Enver Hadrin, Gani Azemin dhe Reshat Sahitajn themelojnë “Komitetin për Mbrojtjën e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut”. Pas vrasjës së Enver Hadrit në vitin 1990, Behare Rexhepi, në Bruksel krijon “Byron Informative të Republikës së Kosovës”.
Gjer më tani ka botuar këto romane “Në kërkim të dashurisë” , “ Dashuri e humbur” dhe “Idealistët 1 “.
Njëri ndër romanët e saj është ekranizuar dhe është bërë film me titullin “Krim pa krisma”. Që nga 12 qershori 1999, jeton në Prishtinë.