Bejsbolli (ang. baseball) është një sport ekipor me prejardhje amerikane. Skuadrat përbëhen nga nëntë lojtarë. Qëllimi i lojës është lojtari ta godet topin larg, edhe të vrapojë rreth katrorit me rërë, para se skuadra tjetër ta sjellë topin mbrapsht dhe ta eliminojnë nga loja. Kjo lojë është e famshme në SHBA, Kubë, Japoni, Republikë Dominikane dhe Kanada. Ky sport vlerësohet që të ketë rreth 500 milionë tifozë. Është një sport i dashur edhe nga kinemaja: nëpër filma gjuajtësi e dërgon shpesh topin jashtë fushe dhe i nxitur nga publiku (që nuk e priste këtë performancë) bën xhiron e plotë duke kaluar në të gjitha bazat e duke marrë një pikë, plus pikët e mundshme të shokëve që janë të pozicionuar nëpër baza, duke fituar së fundmi ndeshjen. Por kjo ndodh vetëm nëpër filma!Kasketë bejsbolli është një lloj kapele e veshur nga lojtarët e bejsbollit kur luajnë si pjesë e uniformës së ekipit të tyre. Përballë kasketës duket logoja e skuadrës. Lojtarët vendosin strehën e kasketës para për t'i ruajtur sytë nga dielli. Disa forca të armatosura përdorin kasketë bejsbolli si pjesë e uniformave të tyre, duke përfshirë Marinën e Shteteve të Bashkuara dhe Rojë Bregdetare të Shteteve të Bashkuara.

Stadiumi Busch në SHBA, një stadium i bejsbollit, 2001

Duke filluar me sezonin 2014, gjuajtësit e MLB lejohen të veshin një kasketë të veçantë të përforcuar për të mbrojtur kokat e tyre nga line drive.