Benjamin Netanjahu (hebraisht: בִּנְיָמִין "בִּיבִּי" נְתַנְיָהוּ Benjamin "Bibi" Netanyahu, lindur më 21 tetor 1949) është politikan izraelit dhe Kryeministër i Izraelit që nga marsi 2009. Ai është njëkohësisht anëtar i parlamentit të Izraelit "Kneset", Kryetar i Partisë Likud dhe Ministër i Diplomacisë Publike dhe Marrëdhënieve me Diasporën të Izraelit.

Benjamin Netanyahu

Netanyahu është i pari kryeministër izraelit i lindur në Izrael pas krijiimit të shtetit të Izraelit. Netanyahu iu bashkua Forcave Izraelite të Mbrojtjes në gjatë Luftës 6 Ditëshe të vitit 1967, dhe u bë komandant i një njësie të forcave speciale Sayeret Matkal. Ai mori pjesë në shumë misione duke përfshirë Operacionin "Inferno" (1968), Operacionin "Dhurata" (1968) dhe Operacionin "Izotop" (1972) gjatë të cilit ai u plagos në sup. Ai luftoi në Luftën e Yom Kippur në 1973 dhe arriti gradën e kapitenit. Netanyahu shërbeu si ambasador i Izraelit në Kombet e Bashkuara 1984-1988, anëtar i Partisë Likud, dhe ishte kryeministër nga qershori 1996 deri në korrik 1999. Netanyahu ishte Ministri i Jashtëm (2002-2003) dhe Ministrin e Financave (2003-gusht 2005) në qeveritë e Ariel Sharonit, por ai u largua për arsye të mosmarrëveshjeve në lidhje me Planin e mosangazhimit në Gaza. Ai mori udhëheqjen e Partisl Likud më 20 dhjetor 2005. Në zgjedhjet e 2006, Likud pati rezultat të dobët, duke fituar dymbëdhjetë vende në Kneset (Parlamenti i Izraelit). Në dhjetor 2006, Netanyahu u bë zyrtarisht kreu i opozitës në Kneset dhe Kryetar i Partisë Likud. Në gusht 2007, ai mbajti udhëheqjen e Likud duke mundur Moshe Feiglin në zgjedhjet partiake. Pas zgjedhjeve parlamentare të 10 shkurtit 2009, në të cilat Likud u vendos si parti e dytë dhe e para e krahut të djathtë, Netanyahu formuoi një koalicion qeverisës. Ai është vëllai i komandantit të Forcave Speciale të Izraelit Yonatan Netanyahu, i cili vdiq gjatë një mision shpëtimi, dhe Iddo Netanyahu, një shkrimtar izraelit dhe dramaturg.

Lidhje të jashtme

Redakto