Beratinus
Beratinus është një dokumentar 40' i prodhuar në vitin 2018. [1] Në qendër të këtij dokumentari historik dhe shkencor është “Kodiku i Purpurt i Beratit”. Sipas studiuesve shqiptarë dhe të huaj, ky dorëshkrim i periudhës së paleokrishtërimit dhe ndoshta më i hershëm, analizohet në tezat e periudhës së hartimit por edhe të shkruesit të saj. Për kulturën shqiptare, ruajtja e “Kodikut të Purpurt të Beratit”, është i një rëndësie dhe domethënie të jashtëzakonshme, pasi i takon periudhës nga shek. 3 deri shek. 10. [2]
Regjisori dhe ekipi
Redakto- Regjia: Ylli Pepo
- Skenari: Shaban Sinani, Tom Therçaj
- Fotografia: Anton Grishaj, Bujar Kore
- Montazhi: Gjergji Pano
- Zëri: Ermal Bardhi
- Lexoi Tekstin: Genc Ymeraj
- Producente: Drita Grishaj
- Prodhuar nga: Art Studio Grishaj-Al
- Financuar nga: Qendra Kombëtare e Kinematografisë, MTKrS
Referime
Redakto- ^ Katalog festivali i 13-të i Filmit Shqiptar (2012) nga Qendra Kombëtare e Filmit
- ^ http://top-channel.tv/2009/10/15/berat-dokumentar-per-kodiket-e-famshem/