Bernd Fix
Bernd Fix (lindur më 19 mars 1962 në Wittingen, Saksonia e Ulët) është një hacker gjerman dhe ekspert sigurisë kompjuterike.
Bernd Fix | |
---|---|
Lindi | Bernd Robert Fix Wittingen, Gjermani |
Profesioni | Hacker |
Njohur për | Computer virus research |
Biografia
RedaktoPas provimit përfundimtar të shkollës së mesme në Gjimnazin Hankensbüttel në vitin 1981, Bernd Fix studioi Astrofizika dhe Filozofi në universitetin e Göttingen dhe Heidelberg. Ai u diplomua në fushën e Astrofizikës Teorike në vitin 1989. Nga 1987 deri 1989 Fix ishte një nga zëdhënës i Chaos Computer Club [1] dhe autor i "Hacker Biblës 2".[2] Pas vdekjes së mikut të tij Wau Holland (bashkë-themelues i Chaos Computer Club) në 2001 Fix ndihmoi për të krijuar Wau Holland Foundation [3] dhe shërben si një anëtar themelues i Bordit të Drejtorëve që atëherë. Nga 1998 Fix jetoi dhe punoi në Zvicër; me pas ai u zhvendos në Berlin në vitin 2014. Sipas një interviste nga viti 2011, ai u shkarkua nga puna në SIX Financial Information për shkak të mbështetjes së fondacionit për WikiLeaks.[4] Në vitin 1986 fix u bashkua me Chaos Computer Club në (CCC) në Hamburg dhe filloi të punojë në çështjet e sigurisë kompjuterike, duke u fokusuar në hulumtimet rreth viruseve kompjuterike. Ai botoi demo e tij të parë rreth një virus (Rushhour) në vjeshtën e 1986 në Datenschleuder # 17, revista hacker e redaktuar nga CCC.[5] Ai gjithashtu kontribuoi me rezultatet e hulumtimit të tij në librin "Viruset kompjuterike" nga Ralf Burger.[6] Në vitin 1987 ai shpiku një metodë për të neutralizuar Virusin Viena; kjo ngjarje shënon dokumentimin e parë të një software antivirus.[7][8] Fix është edhe autor i disa kërkimeve të viruseve; në mesin e tyre virusi VP370 për kompjuterët mainframe IBM. Kodi burim VP370 dyshohet se është vjedhur nga (Shërbimi Federal Informativ në Gjermani) Bundesnachrichtendienst në vitin 1988 për t'u përdorur në sulme kundër Bllokut Lindore dhe sistemeve kompjuterike mainframe të ashtuquajturin "Projektit Egjiptin" të NATO-s.[9][10][11]
Lidhje të jashtme
RedaktoReferences
Redakto- ^ http://chaosradio.ccc.de/doc032.html 1989-01-02 5. Chaos Communication Congress (german)
- ^ http://www.chscene.ch/ccc/habi2/260_habi2.html Arkivuar 11 prill 2010 tek Wayback Machine Hackerbibel 2 (german)
- ^ http://www.wauland.de Arkivuar 11 dhjetor 2010 tek Wayback Machine Wau Holland Stiftung
- ^ http://www.sonntagszeitung.ch/multimedia/artikel-detailseite/?newsid=164211 SonntagsZeitung.ch on 23. January 2011: Der Super-Hacker
- ^ "Virus Timeline". Arkivuar nga origjinali më 2012-10-27.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ http://lccn.loc.gov/89163816 Ralf Burger: Computer Viruses (ASIN B000P13P56)
- ^ "Securelist (History of malicious programs)". Arkivuar nga origjinali më 2012-07-24.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kaspersky Virenlexikon" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2012-05-24.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ http://www.dodccrp.org/files/Alberts_Anthology_II.pdf Information Age Anthology (Vol.II): National Security Implications of the Information Age
- ^ http://lccn.loc.gov/92034924 Peter Schweizer: Friendly Spies - How America's Allies Are Using Economic Espionage to Steal Our Secrets (ISBN 0-87113-497-7)
- ^ http://aspector.com/~brf/rahab.html Bernd Fix: A strange story