Besa Shahini

Zëvendës ministër i arsimit në Shqipëri

Besa Shahini ka lindur në Prishtinë, në vitin 1982, është politikane shqiptare.

Biografia Redakto

Besa Shahini arsimin fillor e mori në Prishtinë. Pasi emigroi në vitin 1999 në Kanada, vazhdoi studimet International Baccalaureate në UWC Pearson College dhe BA në Shkencat Politike në Universitetin e York-ut në Toronto, Kanada.[1] .

Besa Shahini ka qenë Ministre e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë në Shqipëri [2] që prej 28 Dhjetorit 2018, ku zëvendësoi Lindita Nikollën, deri në shtator 2020 kur u pasua nga Znj. Evis Kushi. Ajo ka qenë prej kohësh një analiste e pavarur e politikave për arsimin dhe për çështjet e edukimit në Kosovë si dhe zëvendësministre e arsimit në Shqipëri.[3]

Besa Shahini është analiste dhe hulumtuese e çështjeve të integrimit evropian dhe politikave arsimore. Ka punuar në projekte të shoqërisë civile në Kosovës dhe për organizatë të ndryshme ndërkombëtare që kanë për fokus përmirësimin e cilësisë në arsim dhe integrimet evropiane.[4] Deri në verë 2015, ka punuar si analiste me oganizatën me bazë në Berlin, Iniciativa Europiane për Stabilitet (ESI). Ajo herë pasë herë shkruan për gazetat ditore në Kosovë. Znj. Shahini mban titullin Master në Politika Publike nga Shkolla e Qeverisjes Hertie, në Berlin, me bursë të plotë nga Fondacioni Hertie.[5][6]

Znj. Shahini flet rrjedhshëm anglisht, serbisht dhe njeh gjuhën frënge dhe atë gjermane.[7]

Referime Redakto

  1. ^ https://www.esiweb.org/index.php?lang=en&id=279&person_ID=35
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 12 janar 2019. Marrë më 26 janar 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. ^ https://www.syri.net/politike/220582/besa-shahini-kosovarja-qe-emerohet-ministre-e-arsimit-ne-qeverine-e-rames/
  4. ^ https://telegrafi.com/besa-shahini-nga-kosova-emerohet-ministre-e-arsimit-ne-shqiperi/
  5. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 5 maj 2019. Marrë më 27 janar 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  6. ^ https://www.syri.net/politike/220582/besa-shahini-kosovarja-qe-emerohet-ministre-e-arsimit-ne-qeverine-e-rames/
  7. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 5 maj 2019. Marrë më 27 janar 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)