Besim Jazexhiu
Besim Jazexhiu koreograf, ka filluar punë në vitin 1961 si balerin në Teatrin e Operës. Gjatë kësaj periudhe, krahas kërcimit në trupën e baletit ka realizuar personazhe në balete të ndryshme si “Halili dhe Hajria”, “Delina”, “Laurenca”, “Fadeta”, “Sherazadja”, “Petja dhe Ujku” dhe etj. Në 1965 fillon punë si solist në Ansamblin e Ushtrisë dhe më pas nga viti 1968 solist në Ansamblin Popullor. Në këtë periudhë fillon edhe vëmendja për krijimin dhe përpunimin e valleve popullore në Ansamblin Popullor dhe për shumë trupa artistike amatore. Pas viteve ’90, kontributi i tij shtrihet dhe në Kosovë e Maqedoni.[1] [2] [3]
Referime
Redakto- ^ "Arti shqiptar në zi! Shuhet në moshën 76-vjeçare valltari dhe koreografi i njohur, Besim Jazexhiu - Shqiptarja". shqiptarja.com. Marrë më 2022-07-08.
- ^ edlira.ruzi (2022-07-04). "Shuhet në moshën 76-vjeçare valltari dhe koreografi Besim Jazexhiu - ATSH -". Agjencia Telegrafike Shqiptare. Arkivuar nga origjinali më 8 korrik 2022. Marrë më 2022-07-08.
- ^ "Arti në zi, shuhet valltari dhe koreografi i njohur". 5 Pyetjet. 2022-07-04. Marrë më 2022-07-08.