Besim Levonja (Elbasan, 16 mars 1922 - Tiranë, 21 qershor 1968) ka qenë aktor dhe shkrimtar shqiptar.

Biografia

Redakto

Veprimtarinë e tij artistike Levonja e filloi që gjatë Luftës së Dytë Botërore, me poezi në radhët e revistës «Kultura Islame».[1] Gjithashtu publikoi shkrime te «Tomori» i Tiranës më 1942 me pseudonimet Deti dhe Këngëtari i pashkollë.[2] U përfshi njësiteve guerrile të FNÇ-së, autoritetet e rendit të kohës e arrestuan dhe e burgosën, prej ku e shpëtoi prefekti i Tiranës. Qazim Mulleti. Me krijimin e teatrit Popullor në 1945, Levonja është ndër të parët artistë që formuan grupin artistik të këtij teatri. Pjesa e parë që shfaqi Teatri Popullor nga dramaturgjia jonë është pjesa "Coni, Ishja, Roma" në vitin 1945. Por suksesin më të madh si krijues, Levonja e arriti me komedinë "Prefekti" (dhjetor 1948), e cila për kohën qe një komedi e suksesshme. Rolet e tij në teatër janë të shumtë. Ndër kryerolet e tij në Teatrin Popullor përmendim Gjeloshin "Votra e huaj", plakun e urtë "Trimi i mirë me shokë shumë", Sokoli "Halili dhe Hajria", Tetarefi "Mikroborgjezët", varrmihësi "Hamleti", Dobçinski "Revizori", etj.

 
Mezari i Besim Levonjas

Ka interpretuar edhe ne filmat artistik "Toka Jone", "Debatik". Vdiq më 21 Qershor 1968. Eshtë nderuar me urdhërin e lartë "Hero i punës socialiste" për kohën, dhe me titullin "Artist i merituar".

Referime

Redakto
  1. ^ Puka, Gëzim (2017). "Fleta letrare e revistës "Kultura Islame"". Botime "Progresi". Arkivuar nga origjinali më 16 mars 2021. Marrë më 10 mars 2021.
  2. ^ Gashi, Sinan (2009). Pseudonimet e shkrimtarëve shqiptarë 1453-1982. Prishtinë. fq. 152.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)


  Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.