Besnik Imeraj
Besnik Imeraj ka lindur më 6.12.1954, në Tiranë. Diplomuar për Drejtësi, në vitin 1977, në Universitetin e Tiranës. Në periudhën 1977-1991 ka ushtruar detyra të ndryshme pranë organeve të drejtësisë në Elbasan dhe Tiranë. Në vitet 1991-1997 ka qenë jurist pranë shoqërisë tregtare “Trans-Albania”, si dhe ka ushtruar profesionin e avokatit. Gjatë periudhës janar 1998 -mars 2005 ka ushtruar detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Apelit Durrës dhe, në vitet 2000-2006, ka qenë anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Nga viti 2000 e në vazhdim është pedagog i jashtëm pranë Shkollës së Magjistraturës. Në vitet 2005-2013 ka qenë anëtar i Gjykatës së Lartë. Në muajin prill të vitit 2013 është emëruar anëtar i Gjykatës Kushtetuese.