Beteja e Buças ishte pjesë e ofensivës së Kievitpushtimin rus të Ukrainës në vitin 2022 për kontrollin e qytetit të Buças. Luftëtarët ishin elementë të Forcave të Armatosura Ruse dhe Forcave Tokësore të Ukrainës. Beteja zgjati nga 27 shkurt 2022 deri më 31 mars 2022 dhe përfundoi me tërheqjen e forcave ruse. Beteja ishte pjesë e një taktike më të madhe për të rrethuar Kievin, kryeqytetin e Ukrainës.

Kolona ruse e shkatërruar në rrugën Vokzalna të Buças.

Forcat e armatosura të Ukrainës i rezistuan përparimit rus në periferitë perëndimore të kryeqytetit, Irpin, Buça dhe Hostomel. Buça ishte ndër vendet që Administrata Shtetërore e Oblastit të Kievit i quajti si vendet më të rrezikshme në Rajonin e Kievit. Pasi forcat ruse u tërhoqën nga Buça, raportet për mizoritë e zbuluara nga ushtria ruse tërhoqën vëmendjen ndërkombëtare.

Shiko edhe

Redakto

Referimet

Redakto