Beteja e Krykës ishte një ballafaqim në vendet baltike më 29 nëntor 1249, në mes të forcave të armatosura krishtere me në krye kalorësit e Urdhrit Teutonik në njërën anë dhe fiseve vendase pagane në anën tjetër.

Fiset prusiane në shekullin XIII.
Hapësirat në të hirtë nuk përfshihen
Galindian ishin fis i ndarë baltik. Sasna dhe Lubavia pakashumë ishin nën polakë dhe prusian.

Kjo betejë dallohen si betejë e Kryqëzatës Veriore, kryqëzatë e ndërmarrë nga Urdhri Teutonik. Trupat krishtere i udhëhiqte Mareshali Henri Botel, i cili ishte në marshim e sipër në thellësi të Prusisë. Trupa e kalorësve dhe udhëtarët krishterë nga banorët e vendeve Kulm, Elbing dhe Balga përderisa kalonin në tokat natangianësve atyre ju erdh pas një armatë e trupave të fiseve vendase. Kalorësit Teutonik ja arrin të kalojnë në një fshatë të Krykës afër Krishtburgut (tani: Slavskoye, Kaliningrad Oblast) kur prusianet filluan sulmin e tyre. kalorësit u detyruan të barrikadohen, pasi që trupave prusiane ju vinin përforcime nga anë tjera të rrethinës. Pas një kohe të rrethimit të tyre, mareshali u dorëzua dhe ra pengë ndërsa kalorësit tjerë dorëzuan armët.

Natagianasit më këtë aksion, duke masakruar 54 kalorës dhe pjesëtarët tjerë thyen marrëveshjen që më parë ishte arritur. Disa nga kalorësit u ekzekutuan duke u torturuar deri në vdekje disa u mbajte si pengë për këmbim.

Me këtë betejë, kalorësit e Urdhrit Teutonik, shënonin humbjen e katërt gjatë misionit të tyre në shekullin e XIII. Pas këtij aksioni marrëdhëniet e krishterëve me paganët u keqësuan dhe kalimi nga ana e paganëve në atë të krishterëve prusian dhe anasjelltas nuk ishte i mundshëm për mese dy vite. Pas kësaj kohe, kalorësit e Urdhrit Teutonik, ja arrin të fusin disa pjesë të këtyre anëve nën kontrollin e tyre.

Burimi i të dhënave Redakto

Literaturë shtypi Redakto

  • Urban, William (2000). The Prussian Crusade, 2nd, Chicago, Illinois: Lithuanian Research and Studies Center, 241–42. ISBN 0-929700-28-7.