Bibla e buzëve
Bibla e buzëve poezi, Autori: Demir Gjergji. Botuesi: Toena. Faqet e librit 168.
Poezia e Demir Gjergjit ka dy pika që krijojnë vijën e tij origjinale: ndjenjën dhe muzikën. Poezia e tij ka densitet mendimi, është një vorbull drite, një fllad, një stuhi, një xixëllonjë e hutuar në ballin e një vajze, një gjethe e zakonshme që bën muzikë në buzët e një çapkëni. Kjo poezi ecën me hapa të lehtë pulëbardhe dhe lë gjurmë në rërën e njomur nga deti i madh i dashurisë.